Arrestohet vrasësi serial në SHBA, joshte femra në rrjetet sociale dhe i masakronte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër trupa që u gjetën në dy pika të ndryshme në Virxhinia, besohet se janë të gjithë viktima të një vrasësi serial, i mbiquajtur nga policia “Vrasësi me karrocat të blerjeve”. People shkruan se gjatë një konference për shtyp të premten, shefi i policisë së qarkut Fairfax, Kevin Davis tha se i dyshuari, Anthony Robinson, (i cili u arrestua dhe u akuzua për dy vdekje muajin e kaluar) mund të jetë i përfshirë në vdekjen e të paktën dy grave të tjera.

Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet se i njihte viktimat e tij në faqet e internetit të takimeve dhe thuhet se i joshte në motele lokale. Më pas ai i vriste dhe përdorte karrocat e blerjeve për t’i transportuar trupat e tyre në zona të ndryshme për t’i hequr qafe më pas.

“Ne jemi në procesin e kryerjes së, së bashku me shumë partnerë të tjerë, një hetim retrospektiv për të kuptuar se ku ka qenë ai. Dhe ne do të punojmë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, detektivët e vrasjeve, detektivët e personave të zhdukur, për të parë nëse mund të identifikojmë ndonjë viktimë tjetër,” tha Davis.

Dy nga viktimat, Allene Elizabeth “Beth” Redmon dhe Tonita Lorice “Nita” Smith, u gjetën të vdekur muajin e kaluar në Harrisonburg. Autoritetet tani besojnë se Robinson është gjithashtu përgjegjës për vdekjen e një gruaje që ata mendohet se është Cheyenne Broën si dhe një viktimë tjetër, e cila ende nuk është identifikuar.

Të fundit

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti...

Lajme të tjera

Web TV