A mund të ndihmojë vitamina C në kontrollin e presionit të lartë të gjakut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur gjithashtu hipertension, mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru ose komplikime të tjera. Kur presioni i gjakut është shumë i lartë për një kohë të gjatë, ai dëmton enët e gjakut.

Nëse keni presion të lartë të gjakut, ulja e tij qoftë edhe në një sasi të vogël mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për një sërë gjendjesh serioze shëndetësore. Hulumtimet sugjerojnë se disa vitamina mund të ndihmojnë në uljen e tij. NHS këshillon që të gjithë të rriturit mbi 40-vjeç të kontrollojnë presionin e gjakut të paktën çdo pesë vjet. Një përmbledhje sistematike e botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë të SHBA-së analizon efektet e plotësimit të vitaminës C në hipertensionin esencial.

Rishikimi vëren se një në katër të rritur në mbarë botën vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe ky raport pritet të rritet në 29% deri në vitin 2025. Përhapja e hipertensionit është 37.3% në vendet e zhvilluara dhe 22.9% në vendet në zhvillim. Plotësimi i vitaminës C rezultoi në një reduktim të ndjeshëm të presionit të gjakut te pacientët me hipertension esencial. Meta-analiza arrin në përfundimin se plotësimi i vitaminës C “mund të luajë një rol të rëndësishëm” në uljen e presionit të gjakut te pacientët me hipertension esencial.

Klinika Mayo thotë: “Për shumicën e të rriturve, nuk ka asnjë shkak të identifikueshëm të presionit të lartë të gjakut. Ky lloj presioni, i quajtur hipertension primar, tenton të zhvillohet gradualisht gjatë shumë viteve. Vitamina C, e njohur edhe si acidi askorbik, ka disa funksione të rëndësishme, duke përfshirë mbrojtjen e qelizave dhe mbajtjen e tyre të shëndetshme, ruajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe kërcit të shëndetshëm dhe ndihmën në shërimin e plagëve. Vitamina gjendet në shumë fruta dhe perime të freskëta dhe është një antioksidues thelbësor i tretshëm në ujë në trupin e njeriut.

“Megjithatë, duke pasur parasysh nivelin aktual të provave, duhet të kryhen prova në shkallë të gjerë dhe duhet t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të ndryshueshmërisë së presionit të gjakut.”

Lexo edhe :  Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

NHS thotë: “Bërja e ndryshimeve të shëndetshme në stilin e jetës ndonjëherë mund të ndihmojë në zvogëlimin e mundësive për të pasur presion të lartë të gjakut dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut nëse tashmë është i lartë”. Dieta është një nga trajtimet më efektive për presionin e lartë të gjakut. Disa njerëz me presion të lartë të gjakut mund të kenë gjithashtu nevojë të marrin një ose më shumë ilaçe për të ndaluar presionin e tyre të lartë të gjakut.

NHS vijon: “Të dhënat e presionit të gjakut midis 120/80 mmHg dhe 140/90 mmHg mund të nënkuptojnë se jeni në rrezik të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut nëse nuk ndërmerrni hapa për ta mbajtur atë nën kontroll”.

Megjithatë, nëse keni vetëm njëherë presion të lartë gjaku, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht vuan prej tij, pasi presioni i gjakut mund të luhatet gjatë gjithë ditës. Presioni sistolik është forca me të cilën zemra juaj pompon gjakun rreth trupit. Presioni diastolik është rezistenca ndaj qarkullimit të gjakut në enët e gjakut. NHS ka përshkruar disa ndryshime të tjera në stilin e jetës që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut.

Duhet të zvogëloni sasinë e kripës që hani dhe të keni një dietë përgjithësisht të shëndetshme, të reduktoni alkoolin, të humbni peshë nëse jeni mbipeshë, të reduktoni sasinë e kafeinës dhe nëse jeni duhanpirës duhet të ndaloni pirjen e duhanit. Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni rrallëherë ka simptoma të dukshme. Nëse diagnostikoheni me presion të lartë të gjakut, mjeku juaj mund të rekomandojë marrjen e ilaçeve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Burimi: telegrafi.com

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV