Escobar ripërsërit thirrjen: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi është ripërsëritur nga zëvendës asistent-sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar në një interviste për gazetaren e njohur, Christian Amanpour.

Escobar tha se mungesa e perspektivës evropiane ka qenë një nga faktorët kryesore të destabilitetit të rajonit.

“Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë. Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi i dërguari i posaçëm i DASH.

Zyrtari i Lartë amerikan foli edhe për luftën kundër korrupsionit që Shtetet e Bashkuara kanë synim të bëjnë në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politikën për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Mbi të gjitha ne inkurajojmë të gjithë partnerët tanë që të shtojnë jo vetëm sanksione por edhe masa të shtuara financiare, që t’i detyrojnë ato të respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit”, u shpreh në intervistën e dhënë i dërguari special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor.

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka mbetur pezull që prej qershorit të kaluar kur Bullgaria vuri veton për fqinjin e saj perëndimor duke penguar kështu edhe vendin tonë.

Të fundit

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike...

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

“Arratisja” e kapitalit, shqiptarët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport...

Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Të paktën 14 persona janë plagosur në një sulm me dron gjatë natës në Kiev, i cili dëmtoi gjithashtu infrastrukturën hekurudhore dhe i vuri...

Lajme të tjera

Web TV