Rreperi shqiptar bën propozimin romantik në mes të shkretëtirës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreperi i njohur shqiptar Dardan Mushkolaj, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi të veçantë që i ka emocionuar ndjekësit e tij.

Mushkolaj planifikoi një propozim mjaft romantik për të dashurën e tij, Hava, gjatë pushimeve të tyre në Dubai.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë çifti, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Dyshja ka pozuar në shkretëtirë ku duken të lumtur e të buzëqeshur, ndërkohë që partnerja e Dardanit, Hava, tregon unazën në dorë dhe nje buqetë të bukur me trëndafila të kuq.

“Unë thashë PO”, shkruan ajo ne gjermanisht pranë fotos, dhe nëpër komente nuk mungojnë aspak komplimentat dhe urimet për çiftin.

Dardan Mushkolaj, shqiptari nga Deçani i cili njihet gjithashtu me emrin e skenës “Mister Dardy”, ka patur një sukses të jashtëzakonshëm me këngët dhe bashkëpunimet e tij, të cilat preferohen si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga ai gjerman.

Jo më shumë se një muaj më parë, Dardan ka publikuar këngën e tij me Hava, te titulluar “High” e cila është pëlqyer shumë nga publiku, i cili i mbështet ata në çdo hap.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HΛVΛ (@hava)

Të fundit

Endërr e një nate të trazuar gushti

Nga Thoma Gëllçi Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme,...

Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Lajmi u raportua nga Ekipi i...

50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e...

Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë...

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni. Talenti 21-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV