Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë marrëveshjen, ftesë edhe tre vendeve të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nëshkruan në Tiranë marrëveshjet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Cfarë parashikojnë marrëveshjet dhe kujdesi i tre politikanëve për të përcjellë “mesazhe paqeje”. Gjithashtu u kërkua që Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi t’i bashkohen nismës, pavarësisht se deri tani kanë shprehur dyshimin se “Ballkani i Hapur” është “Jugosllavi e madhe”.

Kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan, këtë të martë, në Tiranë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Duke treguar edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj kësaj inciative, ata ftuan tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’u bashkohen. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse të takimit “Ballkani i hapur”, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit. Kreu i qeverisë shqiptare, nënvizoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen asaj. “Është një moment kyç i procesit tonë, sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen, do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para, drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve”, u shpreh Rama. Ai tha se “Open Balkan” është tërësisht përfshirse duke bërë ftesë për nënshkrim. “Përsëris se “Ballkani i hapur” është një nismë tërësisht përfshirëse dhe inkurajoj të tjerët që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje, por ne duhet të ecim para”, shtoi Rama. Ndërsa Zaev tha se të gjithë do të biem dakord për ta nënshkruar marrëveshjen. “Unë besoj që numrat do të rriten dhe të gjithë bien dakord se tre është më mirë se sa një. Sigurisht gjashtë është më mirë se sa tre. Por do t’u bëja thirrje të mbeteni të fokusuar sepse Ballkani i Hapur do të bëhet një markë tërheqëse”, ka thënë ndër të tjera Zaev.
Rama
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët ritheksoi edhe njëherë se ‘OpenBalkan’ është një mundësi për të qenë më afër BE-së. Ai gjithashtu u shpreh se nuk po punohet as për Shqipërinë e Madhe dhe as për Serbinë e madhe, por me në këtë Samit po punohet për një transformim më të madh në emër të paqes dhe prosperitetit. “Në mbyllje dua të them se ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur njësoj si secili prej nesh vijon rrugën për të integruar rrugën në BE. Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët rëndësi ka që ne të bëjmë punën tonë. Ka një fakt që i thotë të gjitha. Në Serbi akuza është që presidenti po punon për Shqipërinë e Madhe, në Shqipëri akuza është se po punohet për Serbinë e Madhe, në Maqedoni nuk e di. Por e vërteta është që secili prej nesh punon për një transformim në të madh në emër të paqes dhe prosperitetit”, ka thënë Rama. Ai gjithashtu theksoi se qëllimi është zhvillimi i mëtejshëm ekonomik, ndërsa shtoi se kanë vendosur që në gjashtë muajt e ardhshëm do të ftojnë Italinë, Greqinë dhe Hungarinë që t’i bashkohen këtij Samiti. “Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, apo ta ndjekin këtë. Kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën apo të rikrijosh Jugosllavinë. Unë dua ta them në shqip. Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndërkohë në samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore. Në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sepse kemi kuptuar që nuk mjafton për njerëzit tanë të kenë tregti të lirë plotësisht , ata kanë nevojë të kenë edhe më pak pengesa kur mbërrijnë ne BE. Pra do të kontaktojmë me vendet e BE dhe ta bëjmë procesin bashkë në kuadër të Ballkanit të Hapur në tregun e përbashkët Europian. Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur. Kush do të na besonte nëse ne nuk tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e ambicies se BE. Pra jo vetëm ndihmon në aspektin ekonomik”, tha Rama.
Zaev
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka cilësuar një proces pa kthim “Ballkanin e Hapur”. Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç, Zaev tha se “Ballkani i Hapur” nuk është një nismë që zëvendëson Evropën, por një lehtësim për rrugën evropiane të vendeve të rajonit. “Marrëveshjet për qasjen e lirë në tregun e punës janë hapa konkretë të zbatimit të nismës. Për aq kohë ne kemi theksuar se Ballkani i Hapur nuk është zëvendësues i BE, por lehtësues. Ballkani është Evropë dhe asgjë më pak se kaq. Ballkani i Hapur është një hallkë e fortë që ka marrë një mbështetje të qartë e të fortë nga bizneset, dhomat e tregtisë. Jam falënderues karshi SHBA, për mbështetjen e tyre, por edhe të një sërë vendesh të BE. Kjo mbështetje konfirmon që ne po zbatojmë një proces të një zone të përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor me rezultate për përfitime për qytetarët. Falënderoj presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama, për besimin e përbashkët në këtë nismë. Ballkani i Hapur është një proces i pa kthim! Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga ky rrugëtim. Nuk ka asnjë nevojë që të mos fshijmë barrierat që pengojnë lirinë e qarkullimit të njerëzve, kapitalit, mallrave, shërbimeve. Ballkani i Hapur do të jetë një destinacion tërheqës, pasi ka çfarë t’iu ofrojë turistëve. Do ta bëjmë këtë rajon edhe destinacion të turizmit të verës, duke zhvilluar më shumë panairet e verës. Qysh verën e ardhshme do të organizojmë në Beograd një panair. Gjithashtu folëm e njohëm potencialin e vendeve në industrinë filmike. TË tre vendeve bashkëpunojnë për ngritjen e një komisioni të përbashkët, ku do të ketë prodhime nga të tre vendet. Në fund, do të bëjmë gjithçka mundemi për të rinjtë tanë. Do të organizojmë evenimente të përbashkëta, si pushime të përbashkëta, etj. Të trija vendet jemi të gatshëm për këtë. Ne ecim përpara drejt të njëjtës rrugë. Ballkani i Hapur ka një vlerë të jashtëzakonshme për mua”, u shpreh kryeministri Zaev.

Gazetari vë në siklet Vuçiç: Përgjigju në shqip
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë një kërkesë të pazakontë nga gazetari i Maqedonisë. Ai i ka kërkuar t’i përgjigjet në shqip pyetjes për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sa i takon marrëveshjeve të nënshkruar hynë në fuqi menjëherë.

Presidenti Aleksadër Vuçiç teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ku iu kërkua që të përgjigjej në shqip, kreu i shtetit serb tha se nuk flet gjuhën shqipe. “Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktiv?”, ka pyetur gazetari Vuçiçin. Ndërsa ai ka thënë se nuk di shqip. “Doni në anglisht apo në serbisht?”, ju kthye Vuçiç. Ndërsa gazetari ka insistuar që përgjigjia të jetë në shqip. “Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj. Serbia është mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Ne nisëm të flisnim faktikisht me një zë. Kjo ishte paksa surprizë për mikpritësit tanë evropian. Ne kemi rënë dakord për gjithçka që ju flisni. Çështja është se nëse na pyesni ne nëse jemi i vetmi vend që kemi çelur 4 kapituj, kjo nuk na ndikon. Jemi kaq të angazhuar ndaj këtij procesi sa që nuk ka rëndësi. Do të bëjmë më të mirën për të qenë gjithmonë në anë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Është proces që e bëjmë për veten tonë. Nuk është gabim i udhëheqës së Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Kjo ka të bëjë me udhëheqës të BE. Ju keni përmbushur gjithçka dhe nuk kemi marrë atë që doni. Mund të them po, ne jemi në pozitë më të mirë. Bashkimi i këtyre vendeve, tani flitet për shkëputje, është një tjetër histori boshe që vjen nga burokrat që nuk kuptojnë thelbin. Ballkani i Hapur është vizion real, që u tha nga Zoran dhe Edi. Është vizioni i një Ballkani ndryshe. I Ballkanit tonë që nuk duhet të na vijë turp, por të jemi krenar. Do të krijojmë një hapësirë më të mirë për të gjithë njerëzit tanë dhe standarde jetese për ta. Do të mbetemi krah për krah me miqtë tanë nga Tirana dhe nga Shkupi”, tha ai. Ngacmimin e Ramës për t’iu përgjigjur në shqip njërës prej pyetjeve, Vuçiç e ktheu në premtim. Ditën e tij të fundit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e kaloi duke lobuar për iniciativën Ballkani i Hapur, ndërsa garantoi se dhe pasardhësi i tij që gjithashtu mori pjesë në takimin dyditor të liderëve, do të ketë të njëjtën qasje. Shkupi do të jetë stacioni i radhës i iniciativës, ku do të mbahet dhe samiti në muajin shkurt, ndërsa në të do të ftohen edhe vende të tjera si Italia, Greqia dhe Hungaria. ”Me premtimin se muaji janar do t’i gjejë qytetarët e tyre më pranë njëri-tjetrit, Rama, Vuçiç dhe Zaev mbajtën në Tiranë samitin e fundit të “Open Balkan” për vitin 2021. Palët firmosën 5 marrëveshje mes tyre, ndër të cilat ato për akses të lirë në tregun e punës, identifikimin biometrik të qytetarëve dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore. Porosinë e BE-së për gjithëpërfshirje, tre liderët u munduan ta kompensojnë me ftesën e përsëritur për Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi. Por a do ta pranonte Aleksandër Vuçiç flamurin e Kosovës nëse ajo bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. “Do ishte më e lehtë që të mos ishin? Nuk besoj që ka njeri që nuk do të binte dakord me këtë që po them. Nuk e mendoj që është produktive për mua që të ftoj Prishtinën, se do thonë meqë e bën ai ftesën nuk do të vijmë. Por nëse do të zgjidhnim statusin politik kjo i takon Brukselit, kurse për çështjet ekonomike jemi të hapur po ia bëj këtë ftesë edhe Malit të Zi. Në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk kemi asnjë problem për bashkëpunim”, tha presidenti serb. Vuçiç, duke folur për kundërshtarët e nismës së ‘Open Balkan’, tha se kjo nismë nuk ka të bëjë as me një Serbi të Madhe apo një Maqedoni të Madhe. Vuçiç tha se marrëveshjet e nënshkruara do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin mirëqenien e tyre. “Jam shumë i lumtur për marrëveshjet që kemi nënshkruar ky është përfundimi i një pune prej më shumë se dy vitesh. Ku erdha në Shqipëri e pashë se Ramës iu kundërvunë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, apo për ato që thonë se dua një Serbi të Madhe, apo për një Shqipëri të Madhe kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën dhe as me tjetrën e as me një Maqedoni në Madhe. Ne nuk duhet të shohim të shkuarën, por të shohim në të ardhmen. Ne duam që të shikojmë më shumë turistë nga Tirana dhe Shkupi, që të vijnë në Novisad, por edhe ju të keni më shumë turistë, në bregdetin e bukur që ka Shqipëria. Kjo punë ka të bëjë më shumë me të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Duam që t’ju mirëpresim në Serbi, prandaj janë shumë të rëndësishme marrëveshjet tona. Me anë të marrëveshjeve u kemi dhënë fund shumë procedurave burokratike. Kemi diskutuar Dpër ulje tarifash në autostrada për vendet e Open Balkan. Fond të posaçëm për industrinë e filmit, për ekipet tona të futbollit të basketbollit, turizmin, kemi ulje në restorante në hotele të ndryshme. Në maj apo në qershor do të kemi samitin në Beograd dhe do të kemi gjithashtu një panair verërash”, tha Vuçiç.
Zbatimi i marrëveshjeve
Të pyetur se kur do të nisë zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara, kryeministri Edi Rama tha se gjërat do të vihen në lëvizje menjëherë pas nënshkrimit. “Do të jenë menjëherë pas nënshkrimit, pas nënshkrimit gjëra do të vihen në lëvizje. Tregtia mes tre vendeve do të ketë një mënyrë krejt ndryshe për t’i çuar produktet nga një vend në tjetrin”, tha Rama. Ndërsa Vuçiç tha se nuk do të ketë asnjë problem me lejet e punës. “Nuk do te ketë më asnjë lloj problemi as me lejet e punës. Për të gjithë qytetarët do të nisë zbatimi i menjëhershëm. Këto janë gjëra të mëdha”, tha Vuçiiç. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë tha se marrëveshja e Bujqësisë e nis zbatimin e marrëveshjes që prej ditës së djeshme. “Marrëveshja e Bujqësisë e nis zbatimin sot dhe për tregun e punës do të nisë në javët në vijim do ketë një zbatim të menjëhershëm”, tha Zaev.

Lexo edhe :  Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Marrëveshjet e nënshkruara
1. Marrëveshje për kushtet që të mundësojnë akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshje për skemat e interkonjeksionit për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshje mes qeverive të 3 shteteve për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshje mes ministrive të Financave të Shqipërisë dhe Serbisë për njohjen e përbashkët të autorizimeve të sigurisë për operatorët ekonomikë.
5. Marrëveshje mes ministrive të Financave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për njohjen e përbashkët të autorizimeve të sigurisë për operatorët ekonomikë.

Të fundit

“Djali është i trembur, vetëm qan”/ Aktori publikon bisedën telefonike me Parashqevinë

Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike...

Angelina Jolie tregon se bë aktore për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj

Angelina Jolie pranoi se fillimisht iu fut aktrimit për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj. “E bëra në fillim sepse ishte ëndrra e nënës...

Xhenxhefil dhe kanelle per shendet te forte dhe trup ne forme,

Çdo përbërës i kuzhinës siç janë frutat, erëzat, perimet dhe barishtet është aleati ynë për të forcuar organizmin dhe për të qenë në formë. Dy...

Vizita e papritur e Giorgia Melonit në SHBA, publikohen fotot nga takimi me Donald Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida,...

Vlorë/ Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra! Dyshohet për grip

VLORË– Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me...

Lajme të tjera

Web TV