Milani një “infermieri” e madhe, por ende në majën e renditjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista e të dëmtuarve të Milanit vijon të shto het. I fundit për nga radha është Zlatan Ibrahimoviç që ka një mbilodhje në gjurin e majtë. Asgjë shqetësuese, por që ka mjaftuar ta privojë suedezin nga ndeshja e radhës me Empolin teksa rikthimi i tij pritet ndaj Romës më 6 janar. Për situatën brenda klubit milanez foli trajneri Stefano Pioli.

Si do ta cilësonit momentin që po kalon Milani?

Dëgjoj dhe lexoj shumë gjëra. Disa janë të sakta e mund të na ndihmojnë të bëjmë më tepër. Në paraqitjet kundër Liverpulit apo Udinezes skuadra nuk më pëlqeu, ndërsa ndaj Napolit bëmë një paraqitje të mirë.

Mos vërtet e keni mbaruar benzinën?
Kur fiton vrapon më pak se rivali ndërsa kur humbet më shumë. Ajo që ka rëndësi është cilësia e lojës e jo se sa kilometra përshkon.

Shumë mungesa edhe ndaj Atletikos, por fituat…

Ndaj Atletikos bëmë një nga ndeshjet tona më të mira duke arritur disa nivele cilësie shumë të larta. Edhe në atë rast na munguan lojtarë, por në këto moment nuk bëjmë aksione aq të rrjedhshme, sidomos në 30 metrat e fundit.
Çfarë mendoni për golin e anuluar të Kesit?
Interpretimi i rregullit nuk m’u duk korrekt. Klubi po e ngre zërin në selitë përkatëse dhe nuk ka nevojë të shfaqemi publikisht. Goli i Kesit, në dinamikën e futbollit, nuk mund të anulohet sepse pozicioni i Zhirusë nuk mund të merret si jashtë loje. Qëllimi ynë është që ta ndihmojmë futbollin.
Cili është shkaku që po keni kaq shumë dëmtime?
Ne kemi ngritur nivelin e parandalimit dhe rikuperimit. Numri i dëmtimeve muskulore në nëntor ishte shumë i lartë dhe në afat të gjatë disa pasoja i paguam. Ne po e kapërcejmë problemin dhe do ta lëmë pas shpine pas pushimit të Krishtlindjeve. Në fazën e dytë do të duhet të bëjmë më shumë. pikë. Nëse fitojmë nesër do të jenë 42 pikë në fazën e parë, çka do të ishte një arritje e bukur.
Prisni ndonjë surprizë nga merkatoja e janarit?
Niveli i kampionatit është i lartë, ka shumë skuadra që mund të kenë seri të gjata fitoresh. Ne jemi një nga këto ekipe. Duhet të synojmë 6, 7 ose 10 fitore radhazi. Duhet të luajmë futbollin tonë, duke shpresuar se në vitin 2022 të gjithë lojtarët të jenë të shëndetshëm. Për sa i përket merkatos, klubi gjithmonë ka bërë mirë në janar. Nëse mund të përmirësojmë skuadrën, do ta bëjmë.
Sa ndikojnë mungesat?
Disa karakteristika nuk shpiken. Lojtarë si Leao, Rebiç dhe Teo dinë të driblojnë rivalin, por gjëja themelore është organizimi i ekipit.

Të fundit

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Lajme të tjera

Web TV