Skandali me pagat/ Reagon drejtoresha e AKSHI: Keqpërdorim i aksesit në sistem, ndodh edhe në Amerikë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, ka reaguar pas publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Rrjedhjen e të dhënave ajo e konsideron “keqpërdorim të aksesit në këtë sistem”, duke theksuar se deri në këto momente nuk kanë lidhje kompanitë që menaxhojnë sistemin e Tatimeve.

Ne nje mesazh derguar ne emisionin “Opinion”, ajo thotë se portali qeveritar e-Albania dhe AKSHI janë me certifikatë sigurie.

“Ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake”, ka thene drjtoresha e AKSHI-t.

Sipas saj ngjarja e te tilla ndodhin edhe ne Amerike, duke sjelle rastin e Edward Snowden apo Wikileaks që nxori në tërë botën sekrete të demokracisë amerikane.

 

 

Reagimi i drejtoreshës së AKSHI-t:

Linda Karçanaj: E-Albania dhe AKSHI është me certifikatë ndërkombëtare ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe ISO 9001 për menaxhimin e informacionit. Kjo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n i cili nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve. Por nga analiza e deritanishme kjo nuk duket të ketë asnjë lidhje as me kompaninë austriake, e cila bashkë me kompani shqiptare prej më shumë se 8 vitesh kanë krijuar dhe menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Kjo ngjarje duket përgjithësisht një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre kudo nëpër botën e sotme.

Ju e dini mirë se çdo shtet sot përballet me kërcënimin e sigurisë kibernetike nga sulmet e jashtme, detyrë të cilën deri më sot AKSHI e ka kryer me sukses si dhe nga ndërhyrjet e brendshme të individëve që kanë akses në sistemet dixhitale. Kujtoj rastin më flagrantë botërisht të Edward Snowden që tronditi Amerikën, pa folur për Wikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane pikërisht përmes infiltrimit të kabllogrameve. Nxjerrjen kriminale të të dhënave që ju po diskutoni përmes një dokumenti ilegal me plot mospërputhje me databazën zyrtare duhet ta zbardhë një hetim i detajuar dhe i sofistikuar i organeve ligjzbatuese.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Arsyeja pse po ju shkruaj është për të siguruar gjithë opinionin publik se ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake. Në këndvështrimin tim modest ky dokument synon të krijojë një konfuzion që duhet ta shmangim duke u marrë me fakte dhe jo me teori konspirative. Ndërkohë shpresoj që kjo të mos jetë përgjigjia e ndokujt për suksesin e padiskutueshëm AKSHI-t në shërbimet dixhitale, çka u pa nga gjithë populli shqiptar gjatë kohës së jashtëzakonshme të karantinës së përgjithshme.

Shërbimet tona së shpejti do të zëvendësojnë sportelet duke u dhënë fund radhëve të stërzgjatura 30-vjeçare, zvarritjeve të patolerueshme dhe sëmundjes së ryshfetit për të marrë nga shteti shërbimet administrative. Keqardhje e thellë për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve sikundër autorëve të këtij krimi dhe bindje e plotë se transformimin dixhital të gjithë Shqipërisë nuk e ndal dot askush.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV