“Data 21 e eksiton Berishën”/ Bamir Topi: Saliu është në ditën e tij më të keqe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24, ish-presidenti Bamir Topi komentoi situatën politike në vend kryesisht në partinë Demokratike.

Sa i takon ultimatumit të ish-kryeministrit Berisha ndaj kreut aktual të PD, për të liruar zyrën deri më datë 5 janar, Topi u shpreh në analizën e tij se asgjë nuk ka për të ndodhur

“Në një analizë më të hollësishme më duket sikur data 21 e kalendarit e eksiton Berishën. Kam parasysh 21 prillin 2018, pastaj ngjarjen e dhimbshme të 21 janarit që e coi në një situatë të mjeruar, për të ardhur te 21 dhjetori.

Gjuha e tij njihet, por besoj se me kalimin e kohës, vjen e venitet. Ia njoh vetes ‘luksin’ të analizoj mënyrën e sjelljes së Berishës. Ku është i vërtetëm, ku e përdor frazën për një proces tjetër. Edhe këtu e përdor për të kamufluar presionin politik. Asgjë nuk do ndodhë. Besoj që në konjukturën e komunikimit politik me ndërkombëtarët, Berisha është në ditën e tij më të keqe. E kam thënë edhe më parë që partnerët strategjikë janë shumë të fuqishëm. Nuk bëjnë beteja me individin, por e përmendin kur i duhet.

 

 

Kryeministri i një vendi është vetë Zot, vetë shkop. Gjithmonë ka një lloj instrumenti tjetër Këtu kemi një monarki absolute. Vëmendja amerikane shkon përtej këtij individi. Shohin që opozita është në një standard sjellje dhe fati i opozitës, është maxhorancë e së nesërmen, por a e premton kjo opozitë sot. Rama sot s’mund të ishte kurrë me mandat të tretë, nuk di si e mori.

Në Shqipëri duhet ta pranojmë se janë 11 shërbime të huaja aktive. A ka më të lehtë për një shërbim të huaj, t’i marri të dhënat kaq thjesht. Është një vend që duhet të na shqetësojë. Jemi vend i NATO-s, dhe presupozohet të kesh disa standarde bazë. Këtu po qarkullojnë edhe informacione që klasifikohen top sekret.”-u shpreh Topi.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV