Futi telefonin në tenxheren me ushqim që po i dërgonte djalit në burg, arrestohet 65-vjeçari në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 65-vjeçar nga Berati, gjatë vizitës që ka kryer me djalin e tij që vuan dënimin në Burgun e Beratit, ka futur edhe ushqimet e javës për të.

Por gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë së burgjeve,brenda ushqimeve është gjetur një telefon celular.

Telefoni celular është gjetur i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini.

Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve që do i dërgoheshin në qeli 30-vjeçarit Erjon Çala, u njoftua ShKB-ja dhe policia e burgjeve, që pasi kryhen edhe hetimet paraprake kryhen arrestimin e 65-vjeçarit brenda ambienteve të burgut dhe më pas dorëzimin e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku edhe do të deklarojë rreth detajeve të kësaj ngjarjeje.

Telefoni celular ishte futur brenda ambienteve të burgut të Beratit për 30-vjeçarin Erjon Çala, banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat, i cili është duke vuajtur dënimin në IEPV Berat prej 1-viti.

Të fundit

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" Dhe ai...

Lajme të tjera

Web TV