Mbrëmjen e djeshme, në Fasano, Itali, karabinierët arrestuan një shqiptar pasi gjatë kontrollit të mjetit i gjetën 3 kg heroinë.
37-vjeçar u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në një rrugë të qytetit me një furgon në pronësi të një kompanie shqiptare dhe pas kontrollit të automjetit, policia identifikoi heroinën të fshehur në në sistemin e ftohjes , në hapësirën e vogël frigoriferike të mjetit. Heroina ishte e paketuar dhe e ndarë në 6 blloqe.
Policia sekuestroi menjëherë sasinë e drogës dhe furgonin.