SHBA, pritet heqja e kufizimeve mbi udhëtimet nga 8 vende të Afrikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Biden do të heqë kufizimet e vendosura mbi udhëtimet nga tetë vende që i përkasin jugut të Afrikës, të cilat u vendosën muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, atë Omicron. Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ nga një zyrtar i lartë i administratës.

Shtetasit e huaj, të cilëve u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se kanë qenë banorë të një prej këtyre tetë vendeve, do të lejohen përsëri të fluturojnë drejt SHBA-së prej datës 31 dhjetor.

Më 29 nëntor Uashingtoni ndaloi pothuajse të gjithë shtetasit e huaj që kishin qenë kohët e fundit, apo që janë banorë të Afrikës së Jugut, Botsvanës, Zimbabves, Namibisë, Lesotos, Esuatinit, Mozambikut dhe Malavit, me qëllimin për të mënjanuar çdo rrezik mbi variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut.

Zyrtari tha se agjencitë e shëndetit publik kishin rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit pasi sipas tyre mbajtja në fuqi nuk do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rastet e reja me COVID në SHBA duke pasur parasysh përhapjen aktuale, faktin se një vaksinë specifike kundër Omicron-it nuk është e nevojshme dhe se vaksinat ekzistuese apo dozat përforcuese janë shumë efektive.

“Kjo pauzë në udhëtime e ka bërë punën e vet. Na dha kohë për të kuptuar dhe analizuar variantin e ri”, i tha agjencisë ‘Reuters’ zyrtari amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi vendimi nuk është bërë ende publik./VOA/

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Lajme të tjera

Web TV