Pasi i hoqi nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ky është vendimi i radhës që pritet të marrë Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi ish-kryeministri i dha ultimatum kryedemokratit për të liruar zyrën në 5 janar.

Gjithashtu Berisha u shpreh mbrëmë në “Zonë e Lirë” se në datën 8 janar, gjatë protestës kombëtare, 44 mijë demokratët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës, do të marrin kontrollin e selisë së PD-së, duka paralajmëruar se mund të ketë edhe përplasje fizike mes mbështetësve të tij dhe kryedemokratit.

Ndërkohë, burime për media bëjnë me dije se Basha po përgatit lëvizjen e radhës. Pasi largoi nga Kryesia, Sekretariatet dhe Këshilli Kombëtar mbështetësit e Berishës, tashmë ai do t’u heqë atyre edhe drejtimin politik të qarqeve. Kështu, Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastrën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Bujar Leskajt do t’i hiqet drejtimi i Vlorës, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë.

Këta do të zëvendësohen me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.

Drejtuesit politikë që largohen:

Edi Paloka          Durrës
Edmond Spaho    Korçë
Tritan Shehu       Gjirokastër
Bujar Leskaj        Vlorë
Aldo Bumçi          Tirana 1,12 dhe 14
Agron Shehaj       Tirana 5 dhe 7
Albana Vokshi      Tirana 9 dhe 11
Belind Këlliçi        Tirana 6, 13, 15 dhe 16
Flamur Noka        Kamëz, Paskuqan dhe Vorë

Të fundit

Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

Report TV mëson se deputeti i PS, Nasip Naço, nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk...

Malësi e Madhe, turisti malazez humb jetën gjatë transportimit për në spital

Një turist malazez, shtetasi M. N., ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital me autoambulancë, pas një ndihme mjekësore që kërkoi për shkak...

Gazetari: Tabaku ka dalë e përlotur nga selia e PD, Dash Sula u gënjye nga Berisha

Gazetari Poli Hoxha tha se do ketë të tjera surpriza në vijim me emra të njohur deputetësh që lanë Lulzim Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës...

Dash Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim!

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë...

“Me ty në çdo hap dhe sfidë”, Monika Kryemadhi surprizon me mbështetjen për Ilir Metën

Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i...

Lajme të tjera

Web TV