“Po vijnë në lokal”/ Policja ndihmon vjehrrën e kolegut, e cila ishte tutore prost*tutash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandal në Tiranë! Policët, të cilët duhet të jenë të parët që luftojnë prostitucionin, duket se po i dalin në mbrojtje një aktitiviteti të paligjshëm, duke i “mbrojtur krahët”.

Rasti më i fundit ka ndodhur në një lokal në Tiranë, ku një efektive policie ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj nën komisar që ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj “pa ferrrë në këmbë”.

SHÇBA ka pezulluar nga detyra dy efektivët e përfshirë në këtë skemë. Bëhet fjalë për Nën Komisarin me iniciale F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe inspektoren O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.
Si u zbulua skandali?

SHÇBA kishte vënë nën monitorim nën komisarin 29 vjeçar dhe rezultoi se ky i fundit duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Në vijim të hetimeve doli në pah se ai kishte bërë një shkelje akoma më të rëndë. Ndihmonte vjehrrën që të ushtronte aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj. Në këtë skemë nga hetimet e SHÇBA rezultoi se ishte përfshirë edhe kolegia e tij 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandim. Kjo e fundit njoftonte vjehrrën e kolegut për aksionet që organizonte policia, duke u bërë pjesë e shkeljes. Në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe vjehrra 53 vjeçare e policit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën 2 armë gjahu gjysëmautomatike dhe fishekë pa leje. Në interes të thellimit të hetimeve të përfshirëve në këtë shkelje u janë sekuestruar 4 telefona celularë.

Lexo edhe :  Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Detaje nga njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë:

– N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë. – Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”. Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën:

– 2 armë gjahu gjysëmautomatike; – sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara. Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që...

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga...

Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha...

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Nacionalizëm primitiv dhe akt racist!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një...

Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

Pas skandalit të Bankers, dosja e prokurorisë tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor...

Lajme të tjera

Web TV