Për të mos arritur Krishtlindjen dhe Vitin e Ri të lodhur dhe të rraskapitur nga dhuratat, menutë e Krishtlindjeve dhe dekorimet e ndryshme, përpiquni të ndiqni këto pesë rregulla kundër stresit.
A është Krishtlindja dita më e lumtur e vitit? Ndoshta për shumë njerëz, veçanërisht për fëmijët, ky është rasti. Por ngrini dorën nëse mendoni se ditët para festës janë më stresueset e vitit: pemët e Krishtlindjeve, dekorimet dhe dhuratat për të bërë, dreka dhe darka për të përgatitur, të afërmit dhe miqtë për të ftuar, festat për të organizuar. Pra, për të mos mbërritur në 25 dhjetor tërësisht të ‘shkatërruar’, ja disa rregulla kundër stresit të Krishtlindjeve.
1 – QETËSI DHE PËRQENDRIM. Më mirë t’i shtyni angazhimet e ndryshme për pas pushimeve: të bësh gjithçka, dhe t’i bësh me nxitim është akoma më keq: nxitimi krijon stres dhe i bën njerëzit të çmenden (dhurata, ftesa, meny feste etj.). Edhe nëse jeni të angazhuar në aktivitete të Krishtlindjeve që duken të kota, përpiquni të qëndroni të fokusuar. Për shembull, nëse jeni duke zgjedhur një dhuratë, mos mendoni të telefononi një të afërm në të njëjtën kohë për të dërguar urime.
2 – SHMANGNI BURIMET E STRESIT. Drejtimi i një makine gjatë festave sigurisht që është stresues. Si në qytet, shpesh i bllokuar, ashtu edhe në autostradë për shkak të motit të keq dhe radhëve të pashmangshme. Me pak fjalë, transporti publik dhe trenat janë më të mirë. Edhe të qenit në mjedise shumë të zhurmshme është gjithmonë një burim stresi.
3 – SPORTI. Të luash sport është gjithmonë mirë, gjithashtu për të kontrolluar stresin. Pra, mos hiqni dorë nga palestra, pishina apo vrapimi në mëngjes edhe nëse mendoni se nuk keni kohë. Dhe më pas, për të qenë në formë gjatë festave, shmangni shkuarjen te parukierja apo berberi shumë afër Krishtlindjeve apo Vitit të Ri.
4 – MENU E LEHTË. Mos u frikësoni për menunë. Menuja e festës “e vështirë” do t’ju bëjë histerikë dhe do ju japë ankth, dhe jo domosdoshmërisht do i pëlqejë të gjithëve. Më mirë gatime të thjeshta, tradicionale dhe mbi të gjitha, që të tërheqin edhe fëmijët. Dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë sa më shumë nga kushdo që dëshiron të kontribuojë në kuzhinë.
5 – PANIKU I DHURATAVE. Është e panevojshme të përsëritet: mendoni për dhuratat fillimisht, shumë më herët. Bëni një listë të njerëzve për të cilët dëshironi të mos i harroni. Mbi të gjitha, kujdesuni për dhuratat e gjithë njerëzve që janë kujdesur për ju gjatë gjithë vitit.