Anulohen festimet për Vitin e Ri, Omicron “izolon” sërish botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron muajt e fundit në botë ka bërë që shumë kryeqytete botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Në Nju York festimet do të jenë të kufizuara dhe qytetarët duhet që të përdorin maska. Evropa është  një ndër vendet që ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të të infektuarve me Covid duke bërë që shumë qytete të anulojnë edhe festimet.

Disa nga kryeqytetet evropiane që kanë anuluar festimet janë Athina, Roma, Berlini dhe Londra, ndërsa në vendin tonë edhe pse janë konfirmuar rastet e para me Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që natën e ndërrimit të viteve të hiqet edhe kufizimi i orës policore.

Më poshtë vendet që anulojnë festimet e Vitit të Ri:

Athina

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije se do të anulohen festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të planifikuara, pra nuk do të ketë fishekzjarret këtë vit që të shkëlqejnë mbi Akropol. Gjithashtu kujtojmë se nga 24 dhjetori deri më 3 janar në Greqi është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.

Berlini

Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe mitingjet në natën e Vitit të Ri.  një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarrë në Berlin dhe as në vende të tjera të mbushura me njerëz, si në Mynih dhe Frankfurt.

Edinburgu

kryeministri Nicola Sterzon, ka deklarur se për shkak të përhapjes së Covid , do të ndalen festimet e festës së ndërrimit të viteve në Skoci.

Lexo edhe :  "Lini telefonat në shtëpi", shpallen masat për Provimet e Maturës

Londra

Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Nju Delhi

Qeveria ka njoftuar ndalimin e të gjitha festivaleve sociale, kulturore, politike dhe festivale në Nju Delhi deri vonë për shkak të rritjes së rasteve me Covid.

Parisi

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid, Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex, sipas Reuters, njoftoi të premten anulimin e ngjarjeve publike, ndërsa këshilloi personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri.

Romën

Roma është ndër qytetet që kanë vendosur të anulojnë eventet e tyre për shkak të shqetësimeve për Covid-in.

Bangkok

Kryeqyteti i Tajlandës do të mbajë festimet e tij, por do të marrë masa shtesë sigurie. Sipas Bangkok Post, lejohen vetëm ngjarjet në natyrë dhe pjesëmarrësit duhet të vaksinohen plotësisht, t’i nënshtrohen një testi të shpejtë deri në 72 orë përpara dhe të regjistrohen në një platformë të dedikuar.

Të fundit

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë...

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji

Polonia është përballur me stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone të vendit, duke lënë rreth 30,000 persona pa...

Plagosje në Tiranë, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri komshiun

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij. Sipas...

Mediat serbe shfrenojnë fantazinë/ Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë

"Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë". Kështu titullon media serbe "Pink" artikullin e raportimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, të mbyllur me...

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares

Nga Uvil Zajmi Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67...

Lajme të tjera

Web TV