U tha se ishte vetëvrarë, Vjollca shfaqet duke pirë Red Bull: Si kokrra e mollës!

Në mediat sociale qarkulloi lajmi se Vjollca, gruaja e cila u bë e famshme në rubrikën Shihemi në Gjyq në TV Klan, kishte vrarë veten pasi ishte braktisur edhe nga fëmijët.

Por duket se ky lajm nuk është i vërtetë pasi Sulejman Stambolli Administrator i Njësisë Administrative Luz i Vogël në Kavajë, ka publikuar një  foto me Vjollcën duke përgënjeshtruar lajmin dhe shton se ajo është shumë mirë.

“Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal”, shkruan Stambolli.