Drogë, eksploziv C4 e kapsolla donatore/ Aksion në Kakavijë, trafikantët ia mbathin nëpër pyll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksion i madh antidrogë po zhvillohet në Kakavijë nga Policia Kufitare, Frontex dhe specialistët e Narkotikëve, ku deri më tani janë sekuestruar 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Policia njofton se vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve, të cilët kanë mundur të largohen nëpër pyll, duke përfituar edhe nga moti i keq me shi dhe mjegull.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e trafive të paligjshme, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, në bashkëpunim me Frontex-in dhe specialistët e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kufitare, se tre shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek, kanë koordinuar veprimet, duke krehur zonën në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, shërbimet e Policisë kanë parë nëpërmjet dylbive, tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtyre shtetasve, të cilët sapo kanë diktuar se po i ndiqte Policia, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq me shi e mjegull janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit.

Shërbimet e Policisë kanë lajmëruar menjëherë shërbimet homologe greke dhe vijon krehja e zonës në një perimetër të gjerë, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit në çanta, gjeti 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44.5 kg, 4 kallëpë me lëndë plasëse të llojit C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit

Parisi/ Pas rritjes ekstreme të temperaturave, stuhia ekstreme e breshërit godet vendin

Një stuhi e fuqishme breshëri goditi Parisin të shtunën, më 3 maj duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe ndërprerje të...

Vodhi në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen, arrestohet 48-vjeçari!

Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen....

24-vjeçari ndërroi jetë/ Si paraqitet gjendja e të plagosurve të tjerë në ngjarjen në Laç

Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale,...

Berisha porosi urgjente strukturave: Kontaktoni çdo emigrant! Kush s’është regjistruar…

Teksa ndanë dhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të...

Izraeli po shkel ligjet e luftës?/ Bllokadë totale e ndihmave humanitare në Gaza

Konventat e Katërt të Gjenevës të vitit 1949 formojnë bazën e asaj që njihet si e drejta ndërkombëtare humanitare (DNH) ose ligjet e luftës....

Lajme të tjera

Web TV