Habitet publiku në Festivalin e Këngës/ Dalin pamjet e Zani Çaushit dhe bandës së tij gjatë këngës së Jon (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e tretë e Festivalit Kombëtar që do të përcaktojë se kush do të jetë këngëtari/ja që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Por ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme në festivalin e 60 të Këngës në RTSH ishte momenti kur u luajt kënga e Ardit Gjebreas e titulluar “Jon”.

Kjo këngë flet për një nga momentet më të vështira të shqiptarëve, bëhet fjalë për eksodin e vitit 1991 kur shumë vendasve iu desh të bënin të pamundurën të largoheshin nga atdheu.

Megjithatë ajo që bie ndesh me situatën ishin planet në LED Wall-in e skenës. Teksa kënga “Jon” këndohej, aty u shfaqën pamje nga Zani Çaushi me bandën e tij si dhe Azem Hajdari.

Këto dy figura nuk kanë lidhje fare me eksodin e vitit ’91, e në fakt në ekran duhet të shfaqeshin pamje nga anijet e mbushura plot e përplot me njerëz që largoheshin.

Teksti i këngës “Jon”

Me erdhe ne një kohë të dëshpëruar
Me dhimbje…, Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta !

Dhe syte i kish aty gjithë Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerëz,
E toka det me lot

Dhe ty për herë të parë të puthte drita
Ti linde…, Jon
Nuk e dije ç’ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flakë, godet e rrudh një tokë

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo është vetëm nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet s’janë njesoj

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

(refren)
Jon, ky emër marrë nga deti jonë
Me këngë vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën
Ta kesh per jete me vete

Jon, po të lundrosh me këtë emër
Jon, e të takohesh me vëllezër
Jon, do të mjaftojnë me dy duar
Të thuash se je, ti je je Jon
—-

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

Të fundit

Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

Një shtetas shqiptar, i kërkuar si porositësi i një vrasje vite më parë në vendin tonë, ka rënë në...

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të përfaqësojë Shqipërinë. Atletja e shpallur...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Lajme të tjera

Web TV