Këshilli i Ministrave “vulos” regjistrin elektronik për të huajt në Shqipëri, të dhënat dhe si do përdoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt që vijnë në Shqipëri. Në një vendim të publikuar sot nga qeveria është prezantuar ngritja, përbërja, funksionimi dhe administrimi i regjistrit elektronik për të huajt.

Vendim  për ngritjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt në republikën e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 137, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: I. NGRITJA, PËRBËRJA, FUNKSIONIMI DHE ADMINISTRIMI I REGJISTRIT ELEKTRONIK KOMBËTAR PËR TË HUAJT

  1. Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt (në vijim, REKH) është një bazë të dhënash shtetërore, që përmban të dhëna për të huajt, të cilët hyjnë ose synojnë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim qëndrimin, kalimin transit, punësimin, studimin, si dhe daljen nga Republika e Shqipërisë.
  2. Administrimi i të dhënave të regjistrit bëhet nga struktura përgjegjëse për menaxhimin e informacionit e mbrojtjen e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Administrimi teknik i infrastrukturës hardëare dhe softëare të sistemit bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
  3. Autoritetet përgjegjëse shtetërore për trajtimin e të huajve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, mbledhin, administrojnë, hedhin e përditësojnë të dhënat personale për të huajt në këtë regjistër.
  4. REKH-i përmban të dhëna personale për shtetasit e huaj, që:
  5. a) janë pajisur me vizë për të hyrë, për të qëndruar ose për të kaluar transit në Republikën e Shqipërisë;
    b) janë pajisur me leje qëndrimi për një periudhë të përkohshme ose të përhershme, sipas kritereve dhe llojeve të përcaktuara në ligj;
    c) janë pajisur me leje unike (qëndrim e punësim) në Republikën e Shqipërisë, sipas motivit përkatës të lejes së parashikuar ligj;
    ç) rezultojnë me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  6. Ky regjistër elektronik përbëhet nga 5 (pesë) module kryesore:
  7. a) Moduli i kontrollit kufitar, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin;
    b) Moduli i vizave, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    c) Moduli i lejeve unike dhe i lejeve të qëndrimit, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive;
    ç) Moduli i trajtimit të të huajve me qëndrim të parregullt në territor, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit;
    d) Moduli i dokumenteve të identifikimit e të udhëtimit për të huajt, i cili përmban kopjet e këtyre dokumenteve, të përdorura nga i huaji për hyrjen në Republikën e Shqipërisë dhe identifikimin e tij.
  8. Struktura informatike e ruajtjes së të dhënave të REKH-it është subjekt i ndryshimeve të mëvonshme, për qëllime mirëmbajtjeje, përmirësimi, të cilat nuk prekin integritetin e të dhënave dhe kanë pjesë të tyre të gjitha modulet e përmendura më lart.
  9. REKH-i përmban të dhëna dhe siguron statistika e raporte për çdo modul, sipas nevojave dhe të kërkesave të secilit kontrollues moduli të përcaktuar në pikën 5, të këtij kreu.
  10. Të dhënat që përmban REKH-i ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
  11. a) Të dhënat parësore janë:
  12. numri unik i identifikimit të të huajit;
    ii. të dhënat nga dokumenti i udhëtimit të të huajit ose gjenealitetet e vetëdeklaruara nga i huaji për rastet e përcaktuara në ligj, që përbëjnë skedën e të huajit.
  13. b) Të dhënat dytësore janë:
  14. gjenealitetet e aplikantit (emri, mbiemri, numri i pasaportës);
    ii. tipi i vizës;
    iii. të dhënat e vizës (vlefshmëri, nr. serial);
    iv. përfaqësia që procedon rastin;
    v. statusi i vizës (aprovim ose gjenerim) dhe hapësira për specifikimin e datave;
    vi. rubrika “Shënime”, ku specifikohet arsyeja në rast refuzimi;
    vii. vizat e anuluara;
    viii. gjenealitetet e plota të shtetasit të huaj;
    ix. shtetësia;
    x. qyteti i lindjes;
    xi. lloji i dokumentit të udhëtimit (pasaportë, letërnjoftim);
    xii. data e hyrjes/data e daljes (historiku i hyrje-daljeve);
    xiii. lloji i dokumenteve shtesë (leje qëndrimi, vizë);
    xiv. të dhëna për motivin;
    xv. gjenealitetet;
    xvi. pasaporta;
    xvii. profesioni;
    xviii. ndërmarrja/biznesi dhe adresa e ndërmarrjes/biznesit;
    xix. adresa e banimit;
    xx. afati i lejes;
    xxi. vlefshmëria dhe skadimi i lejes;
    xxii. detaje të ngjarjes: vendi i konstatimit, emërtimi i strukturës, prova, përshkrimi i ngjarjes, numri i raportit, zyrtari intervistues (emër, mbiemër, funksioni, struktura që përfaqëson, grada);
    xxiii. gjenealitetet: emër, mbiemër, atësia, amësia, shtetësia, shteti i lindjes, statusi civil;
    xxiv. statusi: azilkërkues, viktimë e mundshme e trafikimit, imigrant i parregullt, i mitur i pashoqëruar etj.;
    xxv. profesioni;
    xxvi. dokumenti: numri i dokumentit, data e lëshimit, data e skadimit dhe llojshmëria e dokumentit (kartë ID, pasaportë etj.);
    xxvii. institucionet e interesuara/aktorët e përfshirë në procesin e përzgjedhjes (intervistuesi, përkthyesi, gjuha nëpërmjet së cilës është kryer intervista);
    xxviii. të dhëna biometrike: fotografi;
    xxix. masat administrative: llojshmëria e tyre.
    xxx. specifikimet e dokumenteve të identifikimit e të dokumenteve të udhëtimit për të huajt.
  15. REKH-i ndërvepron me regjistrat TIMS, RKGJC, sistemin e shërbimeve të punësimit, e-vizat e çdo regjistër tjetër shtetëror apo të dakordësuar me marrëveshje ndërkombëtare brenda fushës së përgjegjësisë të legjislacionit për të huajt.
  16. INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE PËR PËRDORIMIN E REKH-IT DHE NIVELI I AKSESIT
  17. Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin administron e përdor të dhënat e grumbulluara sipas përcaktimit të ligjit për të huajt dhe ligjeve të tjera në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  18. Vetëm strukturat që hedhin të dhënat do të jenë të autorizuara për të modifikuar, për të shtuar, për të korrigjuar ose për të fshirë të dhënat që ajo ka regjistruar.
  19. Brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, struktura përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, struktura përgjegjëse për çështjet konsullore dhe struktura përgjegjëse për punësimin dhe aftësitë (AKPA) mbledhin, regjistrojnë, administrojnë e konsultojnë të dhënat për të huajt, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
  20. Përdoruesit mund të kërkojnë dhe të konsultojnë vetëm të dhëna që u duhen për kryerjen e detyrave të tyre.
  21. Keqpërdorimi i këtyre të dhënave, si dhe informimi i personave të paautorizuar për përmbajtjen e tyre dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Lexo edhe :  Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

III. DISPOZITA TË TJERA

  1. Strukturat përgjegjëse marrin masa për të përshtatur teknologjinë e informacionit, sipas kërkesave të këtij vendimi.
    2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Të fundit

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Lajme të tjera

Web TV