ONECOIN / Si u zhdukën 15 miliardë dollarë në një skemë mashtruese financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian CIVICI

Ruja Ignatova – “Cryptoqueen” apo “Monster Queen”? Ruja Ignatova u njoh për shumë vite me emrin “Mbretëresha e kriptomonedhave” të zhdukur nga skena, mbas mashtrimit dhe vjedhjes gjigande prej më shumë se 15 miliard dollarësh, me emrin “Mbretëresha përbindësh”. Bëri gjithë botën të besojë se ajo “kishte shpikur një kriptomonedhë të aftë që të rivalizonte me bitcoin … bindi miliona persona, kompani e institucione financiare, bile dhe Shtete që të investonin miliarda dollarë në OneCoin, kriptomonedhën e saj… dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë”. Në fushën e kriptomonedhave, historitë e mashtrimeve dhe vjedhjeve janë mjaft frekuente, por nuk ka një histori më të famshme se ajo që kjo grua realizoi.

Ruja Ignatova, lindur në Bullgari, arriti të bindë investitorë nga e gjithë bota për të investuar mbi 4 miliard dollarë në “projektin e saj”, në atë që ajo e prezantoi si “vizion i ri për fondet dhe financimet i cili do të kalonte shpejt edhe bitcoin”! Por, si u konceptua dhe prodhua një mega mashtrim i tillë? Gjithshka duket se bazohej në një projekt kriptografie të zhvilluar në vitin 2015 nga vetë Ruja Ignatova dhe një bashkëpunëtor i saj i quajtur Sebastian Greenëood në Bullgari. Edhe pse kjo skemë nuk mbështetej në një nga elementët bazë të kriptomonedhave sic është sistemi blockchain, OneCoin u servir si “bitcoin i ri”. Dokumentat dëshmojnë se Kina kontribuoi me 427 milion euro në 2016, se disa investitorë britanikë investuan 96 milion stërlina, se mjaft investitorë të tjerë në Gjermani, SHBA, Korenë e Jugut, Hong-Kong, etj., investuan qindra milionë euro e dollarë te “Mbretëresha e kriptomonedhave”. OneCoin mashtroi dhe vodhi mbi 19.4 miliardë dollarë. Plus, disa qindra milionë euro e dollarë të tjera të “avulluara”në parajsat fiskale.

Në vitin 2017, Ruja Ignatova u zhduk kret papritur bashkë me miliardat e skemës saj disa ditë më parë se qeveria amerikane të nxirrte një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

U akuzua dhe dënua në mungesë për “mashtrim financiar në përmasa të mëdha”, “Mashtrime telematike ”Fallsifikime të rënda në bursë” dhe “për pastrim parash”.

Në 2019 u bë i mundur arrestimi i vëllait të saj Konstantin Ignatov në aeroportin e Los Anxhelos-it në momentin që po përiqej të largohej nga SHBA, si bashkëpunëtor i ngushtë në realizimin e njërës nga skemat piramidale Ponzi më të mëdha në botë”.

Drejtësia amerikane vlerësonte se viktimat e OneCoin në botë e kalojnë shifrën 3 milion! Shumica e parave të investuara në të nuk janë gjetur ende duke u konsideruar të humbura.

Gjatë vitit 2018, 25 vende të botës, përfshirë këtu Italinë, Kinën, Indinë, Kroacinë, Tailandën, Vietnamin, SHBA, Gjermaninë, etj., hapën procese gjyqësore kundër OneCoin. Në 24 nëndor 2019, BBC realizoi një dokumentar të detajuar dedikuar OneCoin dhe Ruja Ignatova-s të titulluar “Cryptoqueen : si kjo grua mashtroi botën dhe më pas u zhduk”! Hollyëood-i realizoi një film mbi historinë e saj të titulluar “FAKE”.

Për ironi të fatit, rregjizori i filmit, kishte investuar dhe humbur vetë 300 000 dollarë në skemën OneCoin! Ruja Ignatova, lindi në Sofie të Bullgarisë në 30 maj të vitit 1980. Emigroi bashkë me familjes e saj në Gjermani në vitin 1990 duke u vendosur në  qytetin Schramberg, në rajonin Baden-Ëürttemberg. Në vitin 2005 doktorohet në universitetin e Kostancës në të drejtë private europiane. Pretendonte se kishte bërë dhe një stazh kualifikimi në financë në universitetin e Oxfordit. Në vitin 2012, dënohet në Gjermani për mashtrim në lidhje me blerjen jo transparente të një shoqërie financiare, të cilën menjëherë mbas blerjes e deklaroi të falimentuar në rrethana të paqarta për të përfituar mbështetje financiare shtetërore. Dënohet me 14 muaj burg dhe 18000 euro gjobë. Në 2013 përfshihet në një skemë mashtrimi të tipit të marketingut shumë-nivelesh të quajtur BigCoin. Në 2013, themelon një skemë Ponzi të quajtur OneCoin. Shumë shpejt bëhet një nga “yjet në ngjitje të kriptomonedhave”. E ftuar në takime e konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, në audicione publike të përmasave të mëdha në shumë kryeqytete të botës në Europë, Amerikë, Azi e Afrikë.

Mbas një eventi special në stadiumin e famshëm Ëembley, ku ishin prezent mbi 20000 njerëz të mbledhur në këtë event special për të dëgjuar Ruja Ignatova, britanikët investuan më shumë se 30 milionë stërlina brenda një muaji në skemën e OneCoin të servirur me aq art nga Ignatova.

Nuk u përpoq asnjëherë ta fshihte luksin në të cilin jetonte duke e servirur si “shpërblim i talentit të saj të jashtëzakonshëm në botën e financës dhe kriptomonedhave”.

Gjithmonë prezantohej si “biznesmene e super diplomuar dhe e respektuar”.

Nuk mungonte në kopertinat e mjaft revistave prestigjoze shumicën e të cilave i sponsorizonte vetë duke paguar shuma marramendëse. Ekspozonte Yaht-in e saj të mrekullueshëm prej 12 milion euro-sh dhe vilat e saj lluksoze. Organizonte parada mode, konkurrse bukurie, festa e spetakle madhështore duke shpenzuar pa asnjë problem me qindra mijëra euro.

Bënte gjithshka për të bindur njerëzit se “Shoqëria e saj OneCoin ishte e ardhmja e kriptomonedhave, shumë më e vanacuar dhe më etike se bitcoin … garantuese e fitimeve të konsiderueshme për këdo që përfshihej në sistemin e saj të OneCoin”.

Shumicën e aktiviteteve e zhvillonte nga vila e saj luksoze në Dubai, megjithëse pak kohë më parë kishte inaguruar nëpërmjet një zhurme të jashtëzakonshme mediatike, zyrat e saj qëndrore në Sofie.

Por, cfarë ishte OneCoin dhe si funksiononte kjo sipërrmarje mashtruese? 

OneCoin është një sistem që ofrohet si një model kriptomonedhe, menaxherët e të cilit ju ofrojnë pjesëmarrësve në këtë sistem përqindje të larta interesi për investimet e tyre që variojnë nga 110 deri në 118000 euro.

U krijua nga dy shoqëri offshore me bazë në Bullgari, OneCoin Ltd rregjistruar në Dubai dhe OneLife Netëork Ltd të rregjistruar në ishujt Belize, të themeluara nga Ruja Ignatova dhe vëllai i saj Sebastian Greenëood.

Revista Times e ka cilësuar si “një nga mashtrimet më të mëdha të të gjithë kohrave”. Mbi 3 milion viktima në gjithë botën.

Premtimi për këto fitime është paksa i cuditshëm : kundrejt parave të investuara, ju përfitoni një « paketë materialesh informuese e profesionalizuese e cila ju mundëson të gjeneroni sa më shumë OneCoin », një lloj monedhe elektronike  « teknollogjikisht superiore ndaj bitcoin », për të cilën kishin punuar dhe kishin investuar « në mënyrë sekrete » miliona dollarë dhe vetë ekspertët më të mirë të Silicon Valley. Termi i përdorur ishte mjaft interesant « paketë me materiale informative », term që i krijonte mundësi shoqërisë që të mos u propozonte klientëve të saj investime konkrete.

Lexo edhe :  BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Mjaftonte të hyje në një nga ëebsite e saj OneCoin ose One Lifepër të konstatuar menjëherë se kursi i saj rritej vazhdimisht, shpesh në mënyrë eksponenciale. Por, gjithshka ishte mashtrim.

Mashtrimi ishte lehtësisht i “përtypshëm” për faktin se OneCoin të frohej gjithmonë nga një i njohur apo i afërm, i cili kishte interes të rekrutonte sa më shumë anëtar të rinj, pasi në varësi me rekrutimet e reja, dmth, numrin e individëvetë rinj që futeshin në sistem, ai përfitonte OneCoin shtesë në llogarinë e tij. Ndërsa kur fusje në sistem mbi 10 anëtarë të rinj, ofrohej një shpërblim suplementar në euro ose dollarë.

Sipas OneCoin, aktiviteti i tij kryesor ishte “shitja e materialeve edukative mbi kriptomonedhat dhe financën për qëllime tregëtare”. Sasia dhe cilësia e këtyre materialeve pedagogjike ishte e ndarë në shtatë nivele, nga më të voglat që kushtonin 100 euro, deri te ato të nivelit të shtatë që kushtonin 225500 euro.

Në gjithë takimet dhe aktivitetet promovuese dhe rekrutuese që OneCoin zhvillonte, flitej “për investime në sferën e kriptomonedhave, në ndihmë të të cilave ishte dhe materiali edukativ”. Cdo paketë informative kishte edhe disa xhetona (numri i tyre varej nga lloji i paketës që blihej nga niveli një deri në të shtatin) të cilat servireshin si “monedha OneCoin”.

Pra, ata që futeshin në sistem, thjesht blinin OneCoin, me besimin se vlera e tyre do rritej dhe ata do rrisnin për pasojë fitimet e tyre.

Ndërkohë, kompania OneCoin nuk përdorte sistemin blockchain, teknollogjinë mbi të cilën supozohet se mbështeten kriptomonedhat. OneCoin u përpoq disa herë të bindte klientët e saj se “kompania po punonte intensivisht për integrimin e blockchain në sistemin e saj të funksionimit”. Ruja Ignatova bëri në tetor të vitit 2016 një njoftim publik “rekrutimin e një eksperti nga më të mirët në botë, Bjorn Bjercke, i cili do të krijonte një sistem blockchain special, vetëm në shërbim të OneCoin.

OneCoin-ët mund të përdoreshin në një ëebsite onligne të quajtur “DealShaker” të krijuar nga vetë OneCoin, në të cilin shiteshin produkte të ndryshme, kryesisht të përdorimit masiv dhe me cmime e cilësi të ulët.

Por, në këtë treg, ishte e pamundur të paguaje 100% të shumës në OneCoin, pasi një pjesë duhet ta paguaje me monedha reale, euro, dollarë, yen, youan, stërlina, etj.

Për këtë u krijua dhe një “OneCoin Exchange”, një ëebsite i rezervuar vetëm për anëtarët që kishin investuar shuma në nivelet 5,6 dhe 7 të blerjes së paketave edukative. OneCoin mund të këmbeheshin edhe me euro, të cilat duhet të ishin depozituar në një portofol virtual, teorikisht të disponueshme vetëm nëpërmjet derdhjeve bankare.

Kjo latformë funksiononte dhe ishte e kufizuar nga disa limite ditore shitjeje në funksion të nivelit të pjesëmarrjes me investime të pjesëmarrësve në skemë, gjë që limitonte në mënyrë të konsiderueshme këmbimet OneCoin me monedhat e tjera.

Kjo platformë u mbyll pa asnjë lajmërim paraprak në janar të vitit 2017, duke premtuar për muaj me rradhë “ardhjen e një platforme tjetër më moderne dhe më të thjeshtë në përdorim”, platformë që nuk erdhi kurrë.

Pra, në periudhën më intensive të saj nga pikëpamja e shtimit të anëtarëve dhe investimeve në OneCoin, konvertimi në monedha reale dhe dalja nga sistemi OneCoin ishte praktikisht i pamundur.

Personat që investonin në “kriptomonedhën e së ardhmes OneCoin” konsideroheshin si IMA, dmth, si  “independant marketing associates”. Ata nxiteshin vazhdimisht që të rekrutonin anëtarë të rinj duke ju shitur atyre “paketa informative” të niveleve të ndryshme, për të cilat përfitonin një komision të posacëm, si dhe të realizonin shitje masive për grupe të ndryshme anëtarësh sipas modelit të “marketingut shumë-nivelesh”. Komisionet pagueshin 60% në OneCoin dhe 40% në monedha të tjera, kryesisht euro, dollarë ose stërlina.

Kjo mënyrë funksionimi ishte tipike një skemë Ponzi. Të ardhurit e rinj në sistem, financonin “anëtarët e vjetër” në formën e skeme piramidale.

Në 30 shtator2015, Komisioni i mbikqyrjes financiare të Bullgarisë lajmëroi për rreziqet potenciale të mashtrimit me këtë skemë të kriptomonedhës duke cituar direkt OneCoin, ndërkohë që në vitin 2018 pohoi direkt se “OneCoin ishte një rrjet kriminal ndërkombëtar”;

Në Kinë, gjatë vitit 2016, u arrestuan një numër i madh rekrutuesish në sistemin OneCoin;

Në dhjetor 2016, Banka Qëndrore e Hungarisë deklaroi se “OneCoin është thjesht një sistem piramidal”;

Në dhjetor 2016, Autoriteti italian i konkurrencës e konsideroi “OneCoin si një piramidë ilegale e ndaluar me ligj” duke nënvizuar se tashmë më shumë se mbi 50000 italianë ishin përfshirë në këtë skemë;

Në shkurt 2017, Banka e Ugandës lajmëroi zyrtarisht se OneCoin, tashmë prezent në Kampala, nuk ishte e autorizuar të zhvillonte aktivitetin e saj dhe të rekrutonte anëtarë të rinj;

Në mars 2017, Banka Qëndrore Kroate e këshilloi publikun “të ishte i kujdesshëm në marrëdhëniet me OneCoin sepse aktiviteti i saj nuk ishte i mbikqyrur nga Banka”;

Në prill 2017, Banka e Tajlandës deklaroi se “OneCoin është një kriptomonedhë ilegale”;

Në prill 2017, policia indiane arrestoi 18 persona të përfshirë në organizimin e eventeve për rekrutimin e anëtarëve të rinj në sistemin OneCoin;

Në 27 prill 2017, në Gjermani, Autoriteti federal i mbikqyrjes financiare deklaroi se “OneCoin ishte një mashtrim i pastër financiar dhe ndaloi cdo lloj aktiviteti të tij në Gjermani”;

Në 20 qershor, Ministria Vietnameze e Planifikimit dhe Investimeve publikoi një deklaratë ku nënvizohej se dokumentet e paraqitura në Vietnam për tu licensuar OneCoin ishin të fallsifikuara.

Cdo aktivitet dhe prezencë e OneCoin në Vietnam ishte e ndaluar dhe e dënueshme në përputhje me ligjet për transparencën dhe mashtrimin financiar;

Në maj 2018, Banka Qëndrore e Samoa-s deklaroi se “OneCoin ishte një sistem piramidal me rrezik të lartë”;

Në nëndor 2019, gjykata federale e New York-ut, dënoi avokatin e kompanisë OneCoin për “pastrim parash dhe mashtrime bankare në shumën e 400 milion dollarëve”.

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të fundit

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Lajme të tjera

Web TV