SHÇBA arreston 5 punonjës policie, lejuan kultivimin e parcelave me kanabis në zonën e Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë punonjës policie në Fier janë arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e parcelave me kanabis. Ndërsa për 3 punonjës të tjerë gjykata ka caktuar masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier në bazë të urdhrit të ekzekutimit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ka ekzekutuar vendimin penal datë 28.12.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër, si më poshtë:
– Komisar E.K., me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– N/Komisar E.V., me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor E.B., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor E.L., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor O.K., me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për punonjësit e mëposhtëm të policisë:
– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
Masat e sigurisë për këtë procedim penal janë nxjerrë në vijim të procedimit penal për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ku pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.
Ndërsa hetimet për punonjësit e strukturës policore, përgjegjës për këtë zonë, vijuan nga strukturat e hetimit të SHÇBA Fier, ku në vijim të procedimit penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa mujore, është bërë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve për këta punonjës policie për veprat penale sipas neneve 238, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Këta punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.
Nga hetimi i këtij procedimi penal është bërë e mundur sigurimi i provave ku janë gjetur disa parcela në vende të ndryshme të hapura dhe të mbjella në disa sipërfaqe të njësisë administrative Poçem, Mallakastër.
Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë.

Të fundit

“Na vodhi Rama”, kandidatët e PD vazhdojnë me avazin. Balliu: Shohim ku çalojmë…

Disa prej drejtuesve politikë të qarqeve nga Partia Demokratike, kanë folur për mediat para se t’i bashkloeshin mbledhjes urgjente...

Sa rriten rrogat dhe pensionet? Rama tregon planin për mandatin e katërt

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama listoi të gjitha prioritetet për mandatin e tij të katërt,...

Hulumtimi që habit: Në këtë moshë, pesha juaj flet për jetëgjatësinë tuaj

Një studim i ri vjen për të përcaktuar se si pesha dhe mosha luajnë një rol, në jetëgjatësinë e një personi. Akumulimi i peshës para...

“Putin ka frikë të takohet me mua”, Zelensky lëshon provokimin e radhës

Një takim personal me Vladimir Putinin nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të jetë një fitore politike në gjetjen e një...

“Europa, mbarë nga nesër në Tiranë!” Rama zbulon detaje për Samitin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje ekskulzive këtë të mërkurë, teksa mbante fjalimin e fitores, për Samitin e Europian që do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV