Vrau gabimisht 14-vjeçaren, policia ne SHBA nxjerr videon tronditëse (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Los Angeles ka publikuar videon e incidentin që tronditi Shtetet e Bashkuara, pasi një officer i saj qëlloi dhe vrau gabimisht një vajzë 14-vjeçare teksa po përpiqej të shënjestronte dikë tjetër.

Pamjet e nxjerra nga kamera trupore e efektivit tregojnë momentin kaotik kur forcat e rendit hyjnë në dyqan pas raporteve se një person, i identifikuar më vonë si Daniel Elena-Lopez, 24 vjec, kishte sulmuar disa kliente femra. Policia pa njërën prej tyre në tokë të mbuluar me gjak dhe shtiu mbi 24-vjecarin, por njeri prej plumbave shpoi muret e dhomës së provës ku ndodhej Valentina Orellana-Peralta.

Mes lotësh, nëna e adoleshentes rrëfeu se vajza kishte dhënë shpirt në krahët e saj. “Kur dëgjuam britmat, u ulëm në tokë, u përqafuam dhe nisëm të luteshim”, rrëfeu Soledad Peralta.

Ajo tha se bija po kërkonte një fustan për festat e fundvitit. Valentina dhe familja e saj kishin vetëm 6 muaj që ishin zhvendosur në SHBA nga Kili, por pavarësisht se periudha e qëndrimit të saj qe mjaft e shkurtër, 14-vjeçarja kishte shkëlqyer me mësime ne shkollën e mesme që frekuentonte. Sipas të atit, ajo e konsideronte SHBA-në, “vendin më të sigurtë në botë”.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV