“Liberalizimi i tregut të energjisë”, Balluku takim me përfaqësuesit e shoqatave të biznesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku mesditën e kësaj të enjte është takuar me përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, pas kërkesave të këtyre të fundit lidhur me liberalizmin e tregut të energjisë.

Balluku është shprehur se tregu i lirë nuk ka çmime ndaj nuk kanë vlerë kërkesat.

Ndër të tjera ajo bën me dije se disa janë kushte të kërkuara nga BE.

“Kemi një situatë emergjence energjitike në të gjithë botën dhe jo vetëm në Ballkan ajo që është më e rëndësishme është mbrojtja e konsumatorit. Ju kërkoni çmimet dhe flisni për një treg të lirë që nuk ka çmime. Çdo gjë ka lindur në kuadër të ligjit dhe në kuadër të përafrimit që ne kemi ky është një ligj i përafruar me atë të perspektivës së BE-së. Të gjithë abonentët që funksionojnë në treg të lirë nuk mund ti drejtohen ministrisë, kryeministrit apo ndërmarrjeve të ndryshme shtetërore. Sipas afateve të përcaktuara ju keni qenë të njoftuar dhe unë shpresoj që të jeni të informuar dhe nuk u zgjuat një ditë. Ato që janë të lidhur në tensionin e mesëm rreth 7 mijë e 440 biznese.

Jemi me vonesë një 5 vjeçar për të përmbushur kushtet e BE-së , pasi ka një debat publik mes vendit dhe sekretariatit të energjisë.

Detajet në lidhje me të gjithë ndryshimet dhe mundësitë në tregun e lirë do të diskutohen javën e parë të qershorit për të vënë në dukje dhe në zbatim çdo gjë. Duke bërë që të keni dhe një tranzicion të butë në tregun elektrik”, ka thënë ajo.

Të fundit

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV