Ndër studentet më ekselente/ Efektivja e re e policisë: Certifikata që mora sot është pasaporta e jetës time!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristiana Sheqi, është vlerësuar sot me një certifikatë falënderimi, si një nga studentët më të mira në kursin e Policisë Rrugore.

Kjo certifikatë i është dhuruar efektives së re në ceremoninë e mbajtur këtë të enjte, ku i pranishëm ishte dhe drejtori i përgjithshëm, Geldis Nano.

E reja, në një prononcim për mediat, ka thënë se Policia e Shtetit ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë. Ajo shprehur falenderim për stafin pedagogjik dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këtë rrugë.

“Sot është një ditë shumë e bukur, emocionuese që do mbetet gjatë në kujtesën time, pasi certifikata që mora sot është pasaporta e jetës time. Që e vogël ënderroja te isha pjesë e Policisë së Shtetit dhe sot jam pjese e saj e për këtë jam krenare. Do tju shërbej qytetarëve me ndershmëri e përkushtim. Faleminderit eprorëve për vlerësimin, faleminderit gjithë stafit petagogjik, faleminderit familjes time për mbështetjen dhe inkurajoj koleget e kolegët e mi që të mos stepen nga vështirësitë gjatë rrugëtimit tonë, por të japin më të mirën e tyre në funksion të imazhit të Policisë dhe të një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

Suksese Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mosha e re e tij dhe filozofia perëndimore janë inkurajim për ne, gjeneratën e re, për të e çuar në rrugën e vlerave dhe të karrierës”, u shpreh Sheqi.

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV