“Do të jetë një nga më të bukurit në Mesdhe”/ Rama inspekton me drejtuesin e ‘Emaar Group’ punimet në Portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar këtë ditë të fundit të vitit Portin e Durrësit. Bashkë me të, ishte dhe drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar, si dhe një pjesë e kabinetit qeverisës.

Rama theksoi se ka nisur hapat e parë për realizimin e këtij projekti. Fillimisht po bëhet pastrimi i një pjese të plazheve, e më pas, do të kujdeset që të bëhet edhe pastrimi në thellësi të detit. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga drejtuesi i kompanisë Emaar Group, i cili tha se në përfundim të veprës së plotë, qyteti i Durrësit do të jetë një nga më të bukurit në Mesdhe.

Edi Rama: Në këtë fazë ne po punojmë me 3 konsulentë. Kemi një konsulent mjedisor amerikan, një tjetër belg dhe një grup nga Dubai. Ata propozojnë disa gjëra për përmirësimin e mjedisit, por interesante është që do të futemi thellë në det për të pastruar. Kjo është e bëshme për të krijuar diçka të klasit botëror. Mund të ndërtosh shumë gjëra në tokë, por kur uji s’është i një niveli të mirë, kush do të vijë?

El Alabbar: Është punë e madhe, do të shpenzohet para, por sot është gjithçka e bëshme.

Edi Rama: Do të punojmë me kryetarin e Bashkisë për projektin e madh të plazhit të Durrësit, plazheve popullore. Faleminderit që po na ndihmoni me idetë tuaj për këtë çështje. Kemi vendosur një sasi të madhe parash në dispozicion. Do të nisim me fazën e parë në 2022. Ndoshta rreth majit, qershorit, e më pas do të vazhdojmë më tej. Në atë moment çmimet do të rriten. Pronave do u rritet vlera. Hotelet do të fitojnë më shumë.

Lexo edhe :  Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja...

El Alabbar: Kjo do e shndërrojë Durrësin në diçka të mrekullueshme. Përvoja ime modeste në vende që kam investuar, vlera e pasurive të paluejtshme gjithmonë rritet dhe fiton publiku.

Edi Rama: Jam i sigurt që banorët e Durrësit dhe qytetarët e Shqipërisë do t’ju jenë mirënjohës. Ka qenë e pamundur për ne ta bëjmë të vetëm. Pastrimi i kësaj pjese të plazhit dhe transformimi i plazhit që ju keni projektuar është diçka historike për qytetin. Qyteti ka vuajtur nga ndotja dhe marrëzia sa askush nuk ka menduar këtë. Gjithçka u bë konkrete kur ju u shfaqet.

Të fundit

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Klubeve, formacionet e skuadrave Fluminese-Chelsea

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube midis Fluminense dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në orën 21:0. Ndërkohë...

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të...

E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026. Për Davide Ancelottin...

Lajme të tjera

Web TV