Tepria me ushqimin gjatë festave, si të qëndroni në formë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të themi me siguri se një nga gjërat më të bukura të festave janë tavolinat e shtruara me ushqime të shumëllojshme. Tundimit për t’i provuar të gjitha specialitetet e përgatitura shumë nuk mund t’i rezistojnë dhe kjo është më se e kuptueshme. Shija e mirë e ushqimeve tradicionale është e pakrahasueshme.

Përtej shijes ajo që lënë pas festat shpesh është një ndjenjë jo dhe aq e këndshme. Fryrja e stomakut, problemet me tretjen, rreziku i shfaqjes së shumë sëmundjeve dhe shtimi në peshë janë shumë prezentë, sidomos në këtë periudhë. Ndaj në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga këto probleme e njëkohësisht të shijoni ushqimet tuaja të preferuara. Ndiqni ato më poshtë në mënyrë që këtë vit të më mirë edhe pas periudhës së festave.

Si të veproni
Siç shpjeguam dhe më lart tundimit për të ngrënë në këto kohë është e vështirë ti rezistosh. Zgjidhja për këtë gjendet tek mënyra e të ngrënit dhe jo tek sasia. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm në disa orare të caktuara pa ndryshuar dietën tuaj të përditshme. Sipas ekspertëve të Universitetit të San Diego në SHBA të cilëve iu referohet AgroWeb.org, kufizimi i ushqimit për një kohë të caktuar mund t’ju ndihmojë.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë që të parandaloni një sërë simptomash dhe sëmundjesh të cilat mund të shkaktohet nga ushqyerja e tepërt. Këtu futet edhe sindroma metobolike e cila është një lloj gjendje ku trupi zhvillon disa sëmundje njëherësh. Pra mund të prekeni njëkohësisht nga diabeti, ishemia apo problemet me zemrën. Të gjithë këtë rrezik të madh mund t’jua sjellë ushqimi, nëse nuk e konsumoni në mënyrën e duhur. Shëndeti në këtë pikë përkthehet në orare të kufizuara dhe precize ngrënie.

Lexo edhe :  Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Ndryshimi i orareve
Ekspertët rekomandojnë sigurisht konsumimin e të gjitha vakteve e ushqimeve tuaja të preferuara, duke zgjedhur ato më të shëndetshmet. Këtë mund ta bëni të qetë dhe pa pasur probleme nëse pasi mbaroni edhe vaktin e fundit, qëndroni të paktën 10 -12 orë pa ngrënë më asgjë. Kufizimi i ushqimit ndihmon trupin të krijojë balancat e duhura për të djegur edhe ushqimin e tepërt. Gjithashtu rrahjet e zemrës do të jenë më të rregullta, gjë që i jep forcë të gjithë organizmit. Kështu në mënyrë që të shpëtoni një herë e mirë nga mbingopja apo nga sëmundjet kronike mjafton që të qëndroni 10 orë në ditë pa ngrënë. Për pjesën tjetër të ditën mund të zgjidhni të hani vaktet si normalisht./AgroWeb

Të fundit

Rama takim me të rinjtë e Durrësit, të pranishëm dhe kandidatët e qarkut

Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin për të folur për...

Rama e Berisha, të gjithë për një dhe një për të gjitha

Lorenc Vangjeli Bota e vogël shqiptare nuk do të përmbyset të nesërmen e zgjedhjeve. Si të rikonfirmohet pushteti i zgjatur i socialistëve, si të ndodhë...

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR takim me Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave pesonale

Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një...

Inteligjenca artificiale “e etur” për energji elektrike! Kërkesa do të rritet me 125%

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka bërë që konsumi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave të dyfishohet deri në vitin 2030, duke paraqitur...

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze ‘Art Explora’, qëndron deri më 12 Prill

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze në botë "Art Explora", e cila ofron festivalin shëtitës që lundron nëpër dete dhe oqeane...

Lajme të tjera

Web TV