Dezinformoi mbi koronavirusin, Twitter i heq llogarinë personale ligjvënëses republikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e medias sociale Twitter bllokoi sot llogarinë personale të ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene për shkak të shkelje të shumta të rregulloreve të saj mbi dezinformimin lidhur me COVID-19. Lajmi u njoftua nga vetë kompania nëpërmjet një deklarate.

Llogaria e ligjvënëses nga Xhorxhia u bllokua përgjithmonë nga një sistem që Twitter e vendosi në funksionim që në mars, i cili përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar postimet në lidhje me koronavirusin që ofrojnë informacione false të cilat mund të dëmtojnë njerëzit. Sistemi punon në mënyrë të tillë që pasi identifikon pesë ose më shumë postime të kësaj natyre mund ta heqë përfundimisht një llogari nga Twitter-i.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, zonja Greene e cilësoi lëvizjen e Twitter si jo-amerikane. Ajo shkruante se llogaria e saj u hoq pasi postoi statistika nga një bazë të dhënash qeveritare, ku përfshihen të dhëna të papërpunuara e të paverifikuara.

“Twitter-i është një armik i Amerikës dhe nuk mund ta përballojë të vërtetën”, shkruante zonja Greene. “Nuk është problem fare, unë do t’i tregoj Amerikës se nuk kemi nevojë për ta dhe është koha për t’i mposhtur armiqtë tanë”, shkruante ajo më tej.

Twitter e ka pezulluar edhe më parë llogarinë e zonjës Greene për periudha që varionin nga 12 orë deri në një javë. Bllokimi ka ndodhur vetëm për llogarinë personale të Greene, @mtgreenee, por jo atë zyrtare në Twitter, @RepMTG.

Në një postim në Twitter, pak para se llogaria e saj të pezullohej për një javë në korrik, Greene pretendonte se virusi “nuk është i rrezikshëm për njerëzit jo-obezë dhe ata nën 65 vjeç”. Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga fillimi i pandemisë deri më sot, 250 mijë persona nën 65 vjeç, kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Zonja Greene e cilësoi në atë kohë vendimin si një “sulm të stilit komunist ndaj fjalës së lirë”./VOA/

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV