Ja kush është shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu natën e ndërrimit të viteve (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Mëhilli është 27-vjeçari shqiptar i cili ka arritur të arratiset në natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercelli në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se i riu, ka sharruar hekurat e qelisë dhe ka zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut në natën kur vëmendja edhe e gardianëve ka qenë tek festa e Vitit të Ri.

Ajo që bie në sy në raportimet e mediave italiane është se e konsiderojnë shqiptarin si “të rrezikshëm dhe pa skrupuj”.

Mëhilli duhet të vuante dënimin në burgun e Vercelli deri në vitin 2029.

Kërkimet për të janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin, ku policia italiane ka ngritur postblloqe të shumta.

I riu ishte arrestuar në maj të vitit 2019 së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë si pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Me Mëhillin u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci.

Të fundit

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij,...

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i...

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin...

Kush kërkon ti presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?

PETRIT DEMIRAJ Grupi i hartimit të Dosjes së Valles Devolliçe  Në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, prej gati një vit administrohet një konflikt jo i...

Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj ëndërre, një lloj kllapie, një...

Lajme të tjera

Web TV