Viti 2022 nis keq për Lionel Mesin/ Argjentinasi në listën e të infektuarve te PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli argjentinas, Leo Messi, ditën e djeshme, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai së bashku me tre lojtarë të tjerë të PSG janë karantinuar në shtëpitë e tyre, në prag të sfidës në Kupën e Francës.

Për Messin ky është një fillim jo fort i mirë për këtë vit të ri, që pas ndeshjes së kupës, pritet të mungojë dhe në kampionat në sfidën me Lion të dielën e ardhsme, nëse testet e tjera rezultojnë pozitive. Për momentin argjentinasi është në izolim dhe në gjendje shumë të mirë duke ndjekur rregullat e shëndetit në këto raste.

Lojtarët e tjerë të infektuar në rradhët e PSG janë Bernat, Serxhio Riko dhe Bitumazala. Ekipi kishte kryer testet përpara udhëtimit të tyre drejt Vanë, për sfidën e raundit të 16 të Kupes së Francës.

Klubi bëri me dije ditën e djeshme se 4 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por pa përmendur se kush. Ndërkohë emrat u bënë publik ditën e sotme.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV