Lezhë/ Plagoset me armë zjarri një 34 vjeçar nga Kurbini, dërgohet me urgjencë në spitalin e Tiranës

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Shkodër.

Policia bën me dije se rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Sipas BW,  emri i të plagosurit është Vincens Piroli.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

 

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.