Ky është 34-vjeçari, Vincens Piroli, që u la në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Tre plumba kanë depërtuar trupin e Vincens Piroli një në shpatull dhe dy në brinjë, 34-vjeçarit që u la në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të hënë nga një automjet tip “Ford” nga persona ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga spitali i Lezhës për të identifikuar personin që solli në spital të plagosurin, çka mund të çojë edhe në zbardhjen e një pjese të ngjarjes.
Mësohet se ngjarja e Pirolit është e rëndë, pasi ka humbur edhe shumë gjak gjatë transportimit të tij në spital.