“107 pacientë ndodhen të shtruar te Infektivi”/ Rama: Vaksinimi nuk i shpëton infektimit, por shpëton jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë online me qytetarët, në atë që ai ka zgjedhur ta quajë “le të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Rama nisi fillimisht fjalën e tij me situatën e COVID-it në vend.

Ai tha se 107 persona ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv dhe mbi 90% të tyre sipas tij nuk janë të vaksinuar. Ai tha se vaksinimi është një nevojë jetike në luftën ndaj virusit. Sakaq, Rama u ndal edhe te pagat. Ai nënvizoi se kemi hyrë në vitin ku pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra në muaj nuk tatohen.

Gjithashtu, kreu i qeverisë prezantoi nismën e re të qeverisë, të quajtur këshillimi kombëtar. Rama tha se shpejt në shtëpitë e shqiptarëve do të shkojnë pyetësorë lidhur me tema të caktuara e ku do të kërkohet mendimi i tyre.

Ai po ashtu paralajmëroi edhe bizneset private që të tregojnë kujdes në publikimin e të pagave të punonjësve pasi në fund sipas tij do të goditen pensionet.

“107 persona gjenden të shtruar në Infektiv. Fatkeqësisht mbi 95% janë persona të pa vaksinuar. Një shumë e vogël janë të vaksinuarit, të cilët kanë mundësi ta kalojnë pa probleme me përjashtim të një rasti të radhë ku kanë sëmundje të rënda. Gjithsesi uroj që viti që sapo ka nisur të jetë i mirë për të gjithë ne dhe për vendin tonë e për kombin tonë. Një lajm i mirë ndër disa lajme të mira është që tanimë duke nisur nga fundi i këtij muaji pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk kanë tatim. Pagat mbi 500 mijë kanë gjysmë për gjysmë tatim dhe pagat plus 1.5 deri në 2.5 mln lekë kanë një ulje të konsiderueshme. Kjo lejon një lehtësi të madhe për një pjesë të konsiderueshme të punësuarve e ndërkohë meqë flasim për pagat duke kaluar edhe te fakti që kemi hyrë në vitin e pagës minimale plus 20 mijë të vjetra. Ata që do të marrin një letër nga drejtoria e tatimeve të reflektojnë. Nuk duam në asnjë mënyrë asnjë klimë që të goditen pagat e punonjësve dhe pensionet e tyre. Nëse deklarohet një pjesë e pagës e një pjesë tjetër jepet në dorë, atëherë do i bëni një grabitje skemës së pensioneve. Një temë që ka qenë edhe më parë një prej temave është ajo e dhënies së pagave si do të deklarohet pasi e dimë shumë mirë se ka abuzime me pagën minimale.

Lexo edhe :  Berisha e 'nxin' sërish/ Në delegacionin e Shqipërisë në BE, përfaqësues të karteleve!

Edhe këtu do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme. Nga ana tjetër, dua të theksoj se këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi me njëri-tjetrit. Duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin. Duhet të dëgjojmë opinionet e njerëzve dhe për këtë ka nisur procesi dhe do të nisni pak nga pak të merrni në shtëpitë tuaja letrën e këshillimit kombëtar. Këtë e organizon qeveria për të marrë opinionin tuaj lidhur me një sërë temash. Ky proces do të jetë dëgjimi për mbledhjen e opinionit. Shumëkush i cili ndjek shkencën, rrugën normale të vaksinimit për të garantuar veten dhe të tjerët ndihet i kërcënuar ku në mjedise të përbashkëta përballet me dikë që nuk është i vaksinuar.

Vaksina nuk të mbron nga infektimi, por të garanton një ekzistencë shumë herë më të lartë e sigurisht të garanton që të mos ndërrosh jetë. Mund të jesh i vaksinuar, e ty nuk mund të mos ndodhë asgjë, por e kalon në një person tjetër”, u shpreh kryeministri.

Të fundit

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas raportimeve, nga përplasja e dy...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Lajme të tjera

Web TV