FOTO/ Kush ishte 35-vjeçari nga Dibra që ekzekutua me armë zjarri në “Don Bosko”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi në foto është Erion Çela, i cili mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri që ndodhi dje në “Don Bosko”, ngjarje ku u plagosën edhe katër persona të tjerë.

Pak para krimit viktima ishte në tavolinë me gruan shtatzënë, e cila u largua nga lokali vetëm pak minuta përpara se autorët të zbraznin kallashnikovët.

35-vjeçari i cili ndërroi jetë ishte me origjinë nga Dibra dhe banues në Maminas.

Si pasojë e të shtënave në lokal, mbeti i plagosur vëllai i tij Blerim Çela, 28 vjeç dhe tre persona të tjerë, midis tyre edhe kamerieri i lokalit.

Pista kryesore në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin në ditët e para të këtij viti, ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve, kishte precedentë të theksuar kriminalë në shtetin italian.

Mësohet se 35-vjeçari Erion Çela, kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, në të cilin shiste duhan.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë ngjitur me xhamin, për të monitoruar njëkohësisht edhe biznesin e tij. Mësohet se Edmond Crroj, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat. Ndërkaq, jashtë rrezikut për jetën janë dy të plagosurit e tjerë./Panorama/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV