I mbyllen dyert në PD/ Flamur Noka: E kanë kthyer në një burg të sigurisë së lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ka ardhur në PD, ditën e sotme ku i është vendosur edhe afati i fundit për të liruar PD dhe lënë lidershipin. Noka së bashku me të tjerë kanë tentuar të hapin dyert e përparme të selisë blu, por i kanë gjetur të kyçura.

Pasi i gjeti mbyllur dyert e PD, Flamur Noka dha një prononcim për mediat e pranishme.

“Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sot në Selinë e PD, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. E kanë kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë, kjo është e turpshme, është e neverishtme”, ka thënë Flamur Noka.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV