Ndahet nga jeta ish- Presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze! Duka: Energjia e tij do t’i mungojë futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta Arben Laze, ish- Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit i cili i ktheu titullin kampion pas shumë vitesh. Në drejtimin e tij, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye në protagonistin kryesor në futbollin shqiptar duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e klubit pas 22 vitesh, në sezonin 2005-2006.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij. Duka shkruan se futbollit do i mungojë energjia dhe pasioni që ai kishte, ndërsa atij vetë do i mungojë miku i mirë.

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!”, shkruan Duka.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV