Lajmi i fundit/ Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje tek Unaza e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas BW, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje, në zonën e Unazës së Re, afër rrethit të Selitës.

Për pasojë, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.