Mbështetësit e Sali Berishës mbërrijnë sërish te selia e PD

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish sot te selia e PD.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ndalur në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur.

Pas kësaj, ata kanë kaluar te dera e pasme e selisë, e cila po ashtu ka rezultuar e mbyllur.