Protesta e 8 janarit/ Artan Hoxha: Garda ka plan evakuimi për Bashën nëse do t’i rrezikohet jeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se nga ana e gardës ka një plan evakuimi për Lulzim Bashën më 8 Janar, në rast se ata do të kenë informacione që atij mund t’i rrezikohet jeta. Sipas Hoxhës, plani është që Basha të largohet nga selia përmes një shtegu që të nxjerr në godinën e Parlamentit, që gjithashtu monitorohet nga garda.

“Nga plani i masave që është marr nga forcat e rendit dhe Garda e Republikës, ai plani që shpjeguam dje për evakuimin e kryetarit të partisë nga dera e pasme.

Garda e Republikës nuk i merr leje zotit Basha, në momentin që mendojnë se i rrezikohet jeta e nxjerrin edhe forcërisht. Parlamenti ndodhet pranë PD dhe i mundëson daljen Bashës drejtpërdrejt një shteg nga parlamenti. Aty është planifikuar që në rast se do të ketë problem do të bëhet evakuim duke kaluar në ovborrin e Parlamentit, që garda e ka në mbrojtje këtë objekt”, tha Hoxha.

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV