Protesta e Berishës / Kush është deputeti i PD për të cilin Spartak Braho thotë se i rrezikohet jeta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Braho paralajmëroi nga Zona Zero në Top News për skenare dhune gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha ditën e shtunë.

Braho tha ndër të tjera se në këtë protestë, Berisha do të kërkojë një “sakrificë” dhe për këtë është shënjestruar një deputet, mbështetës i Bashës. Ish-deputeti socialist nuk e tha emrin, por shqiptoi inicialet e tij E.A.

Me këto iniciale, deputet i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit mban postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe në daljet mediatike është shprehur qartë kundër Sali Berishës.

Por çfarë deklaroi Spartak Braho në Zona Zero?

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. Deputeti me inicialet E.A, të ruhet, këtë këshillë ia jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha Braho.

I pyetur se ku ka i ka marrë këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

Të fundit

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik,...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në...

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Nga Indrit Vokshi Diçka për Thethin! Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë askush asgjë, s’të vjen kush....

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor...

Lajme të tjera

Web TV