Publikimi i pagave, arrestohen 4 të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Katër persona janë arrestuar deri tani në lidhje me skandalin e publikimit të pagave pak javë më parë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 4 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Nga të arrestuarit dy prej të tyre janë specialistë të IT te Drejtoria e Tatimeve dhe 2 janë bashkëpunëtorë të tyre.

Të arrestuarit kanë patur akses në sistemin e databases dhe kanë shkarkuar të dhënat duke i shpërndarë më pas me file excel-i.

Një prej të arrestuarve është, Andi Agaraj, i cili akuzohet se ka shpërndarë të dhënat pasi i ka marrë ato nga një kolege e tij në Drejtorinë e Tatimeve.