Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 makina mes tyre edhe një ambulancë

Një aksident masiv është regjistruar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas Joq, në aksident janë përfshirë 6 automjete, mes tyre edhe një autoambulancë.

Sipas njoftimit të policisë, në autoambulamcë ndodhej një paciente 26 vjeçe. Kjo e fundit dhe pasagjerja e një mjeti tjetër 38 vjeçe janë dëmtuasr dhe janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndër të tjera, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

https://youtu.be/kYU6OeM4TDY