Armina Mevlani reagon e revoltuar ndaj Bashës: Pak dinjitet zotëri, nuk ka bërë vaki që dikush…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme kanë nisur protestat e ashpra dhe të dhunshme përpara selisë së Partisë Demokratike, për të larguar Lulzim Bashën nga selia e PD-së.

Protesta nisi në orën 12:00 në momentin kur dera kryesore e selisë është hapur me forcë nga protestuesit dhe kanë vijuar me agravim situate me hedhjen e gazit lotsjellës nga mbështetësit e Bashës.

Protesta pati dhe shkatërrime pronash, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar bashkëshortja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani.

Nëpërmjet një “story” në lloarginë e saj të “Instagram”, Armina ka publikuar një foto teksa shikon lajmet lidhur me protestën ku shkruhej: “Edi Rama i vjen në ndihmë Lulzim Bashës”

Lidhur me këtë, ajo ka reaguar duke e konsideruar të trishtë mbështetjen për opozitën nga “Policia e Shtetit”

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhemi! Opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e shtetit, dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet, me të drejta dhe vota të plota!!! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri, pak dinjitet… Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj, sepse po ta njihje do ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV