“Djali juaj më detyrohet 30 mijë euro”/ Gjobë dy të moshuarve në Tiranë, lekët ose tapinë e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën që zilja e derës bëri zhurmë 76 vjeçarja F.G , e cila jeton në afërsi të bllokut, pa nga syri magjik se personin matanë derës nuk e njihte aspak.

E moshuara njoftoi bashkëshortin që po qëndronte në kuzhinë për mikun e panjohur dhe mbasi diskutuan pak çaste vendosën ta hapin derën.

“Personi ishte i moshës 40 – 45 vjeç, me sy bojëqielli. Tha që ishte T. dhe shkurt e shkoqur tha: djali juaj më detyrohet 30 mijë euro, i dua sot paratë”

Dy të moshuarit që më vonë përfunduan në polici e cila nga ana e saj ka nisur hetimet për gjobëvënie, kanë shtangur dhe të çuditur kanë kërkuar shpjegime

“ Di të flas edhe ndryshe, borxhet janë borxhe. Keni afat deri nesër” – ka deklaruar i panjohuri, i cili sipas të moshuarve ishte i veshur shtrenjtë dhe pa hezituar ka bërë prapakthehu dhe është larguar nga pragu i derës.

Sipas burimeve policore të moshuarit kanë mbyllur derën të tmerruar.

Ata i thonë policisë se jetojnë vetëm prej kohësh dhe se djali i tyre ishte larguar jashtë Shqipërisë në fillim të 2021 dhe nuk kanë asnjë pikë kontakti dhe mundësi komunikimi me të. Fëmijën tjetër po ashtu e kanë emigrant në një vend tjetër të Evropës.

“Nuk patëm asnjë mundësi të flasim me djalin A.G. , mbasi ai i ndërron numrat shpesh dhe na telefonon vetëm ai. Nuk dinim ç’të bënim ndaj vendosëm që mos t’i tregonim askujt, as policisë” shton i moshuari në denoncimin e tij

Por dy ditë më vonë, dy të moshuarve u ka dalë përsëri në rrugë i panjohuri.

Menjëherë mbasi ai u ka ndërprerë rrugën dhe i ka pyetur nëse i gjetën apo jo 30 mijë eurot kanë tentuar shpjegime dhe arsyet se përse duhet t’ia jepnin ata paratë. Në rast se ishte ashtu si ai pretendonte, pra në rast se i biri u kishte borxh.

Lexo edhe :  Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për...

“ Mua është prishur shtëpia…- ka thënë i panjohuri dhe djali juaj më ka borxhin dhe ka humbur çdo kontakt. Kështu që do i paguani ju”.

Edhe me urdhrin e dytë të moshuarit kanë vendosur të heshtin dhe ta lënë të kalojë pa u vënë re. Të tretën herë, kupa është mbushur.

“Ky djalë po na priste në derë të shtëpisë, kërkoi 30 mijë euro. Ne i thamë s’dimë çfarë ka bërë djali dhe nuk të njohim dhe jemi dy pleq. Ai u nxeh dhe kërkoi të hyjë brenda, kërkoi që në mungesë të parave ti jepnim tapinë e shtëpisë derisa të siguronim paratë”, – rrëfen në polici gruaja.

Menjëherë mbas këtij momenti , pasi ja kanë dalë të mbyllin derën ata janë konsultuar dhe kanë vendosur të telefonojnë policinë.

Frika e tyre më e madhe ishte përplasja me të riun e panjohur që nuk u ndahej…

Policia thotë se ky është një rast gjobëvënie mbasi nga veprimet e para është bindur që djali i dy të moshuarve s’ka pasur konflikte dhe as incidente në Tiranë.

“Kemi administruar numrat e telefonit të të riut dhe presim të kontaktojmë me të” – pohoi një zyrtar police i cili ka urdhëruar sekuestrimin e çdo kamere në zonë për të kryer identifikimin e të panjohurit që ka paralajmëruar se do t’i dëmtojë dy të moshuarit.(Gazeta SI)

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV