Escobar dënoi dhunën në protestë, Kim mesazh ‘të koduar’ për Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur për një sërë çështjesh. Ai e ka nisur intervistën duke dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka kaluar edhe te roli që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

“Spin doctors”, në letërsi dhe kinema, janë dinakë, manipulues, të pandershëm e dhelparakë. Janë konsulentët strategë të kandidatit, ata që kurojnë komunikimin dhe imazhin e tij, duke i sugjeruar se si të shprehet, si të vishet dhe cilët gjeste të bëjë apo të mos bëjë.

Pas zhvillimeve të fundit në PD, protestës së iniciuar nga Berisha dhe “luftës” për të ardhur sërish në krye të PD, duket se me këtë reagim Kim përcjell një mesazh të koduar për ish-kryeministrin.

 

Të fundit

1 milion e 800 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do...

Rama: “Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës”

Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për...

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të konstituojnë Kuvendin në afat prej...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

Lajme të tjera

Web TV