Projekt me kulla në selinë e PD, reagon Bardhi: Qesha pafund nga mashtrimi i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar për projektin e kullave që do të ndërtohen në territorin e selisë blu. Bardhi thotë se ky është një mashtrim i Sali Berishës, i cili nuk e mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA.

‘Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.’- shkruan Bardhi.

Të fundit

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit,...

“Ajo është spektakolare”, Ben Affleck komplimenton publikisht J Lo pas ndarjes

Ben Affleck lavdëroi së fundmi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez . Ndërsa fliste në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri...

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për...

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV