E pazakontë/ Shkoi ta ndihmonte, 59-vjeçari amerikan sulmohet dhe grabitet nga endacaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugët e Nju Jorkut , ku një 59-vjeçar amerikan është sulmuar nga një i ri që hiqej si endacak.

59-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është afruar për ti dhënë pallton të pastrehut, për ti ardhur në ndihmë në këto ditë të ftohta por ai është përballur me sulmin e tij dhe duke i rrëmbyer portofolin.

Përmes një video të publikuar në mediat e huaja shihet sesi qyte tari i afrohet 25-vjeçarit Xavier Israel, i cili ishte i shtrirë në trotuar përballë numrit “476” në 5th Avenue dhe duket sikur po fle, ndërkohë 59-vjeçari afrohet dhe i hedh sipër pallton e tij, ai menjëherë ngrihet dhe e sulmon atë.

Nga pamjet shihet sesi me lëvizje të shpejta, ai rrëmben portofolin nga xhepi i pasmë i pantallonave. 59-vjeçari, i habitur nga ajo që ka ndodhur, përpiqet më kot t’i kthejë portofolin, por autori e godet me grusht dhe e hedh sërish në tokë.

25-vjeçari u largua i qetë dhe është arrestuar pak më vonë nga policia. Sipas mediave nuk ishte rasti i parë që ai kishte rënë në pranga dhe pse kishte ngelur jashtë burgut, pasi pak ditë më parë kishte sulmuar një 49 vjeçare, e cila gjithashtu donte që ta ndihmonte.

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV