Del video e aksidentit fatal me “Ferrari”/ Momentet e fundit të jetës të vëllait të deputetes greke

Mediat greke kanë nxjerrë momentet e fundit të George Monogyios, vëllai i deputetes së PD- së në Greqi, Katerina Monogyou.

Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik, pasi mjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

https://www.youtube.com/watch?v=0-E5CPs3_tI&t=1s

Bashkëshortja e viktimës, Athena Kontopanou po lufton në spital për mbijetesë.

Nëna e dy fëmijëve, ka fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme, të cilat vlerësohet se kërkojnë një sërë operacionesh ortopedike. Ajo pritet t’i nënshtrohet operacionit të parë.