Omicron/ Manastirliu pret homologun nga Kosova: Forcojmë survejancën ndërkufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit.

Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.

“Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, për sa i përket dy Instituteve reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, për të garantuar që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve” tha Manastirliu.

Një tjetër pikë që Manastirliu e konsideroi me rëndësi gjatë bashkëbisedimit me homologun nga Kosova ishte bashkëpunimi në fushën e telemjekësisë.

“Besoj se edhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve përsa i përket eskperiencave që lidhen me kërkimin klinik, projekteve të përbashkëta, artikujve të përbashkët për raste specifike, të vështira, duam t’i tregojmë jo vetëm brenda nesh, por edhe jashtë kufinjve tanë. Do të duhet që t’i përdorim këto instrumenta digjitalë që kemi në dorë për të mundësuar më shumë afërsi me njëri-tjetrin, më shumë shpejtësi informacioni dhe sigurisht një kanal informacioni i cili të siguron që çdo gjë që transmetohet të jetë e ruajtur, siç duhet dhe nga ana tjetër e çertifikuar me të gjitha parametrat”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se do të forcohet bashkëpunimi mes dy shërbimeve të Neurologjisë së dy vendeve, duke çelur kështu një erë të re të krijimit të qendrave të përbashkëta të ekselencës, këtej dhe andej kufirit.

“Do të doja që të ndaja me ju një tjetër iniciativë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ne do ta marrim shumë shpejt së bashku, që është pikërisht bashkëpunimi mes dy Klinikave Universitare të Neurokirurgjisë, si qendra ekselencë, për shërbime të nivelit të lartë”, bëri me dije Manastirliu.

Lexo edhe :  Ratifikohet marrëveshja për pensionet me Italinë, Balla: Një ditë shumë e rëndësishme

Një ndër pikat e diskutimit gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave të shëndetësisë së dy vendeve, ishte edhe krijimi i një instrumenti të ri, siç është auditimi klinik, që synon rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, përmes kontrollit të cilësisë.

“Po ndërtojmë një instrument të rëndësishëm, instrumentin e auditimit klinik në Shqipëri. Ligji për shërbimet e kujdesit shëndetësor na përfshin në krijimin e këtij mekanizmi të ri të auditimit klinik. Ne jemi duke hapur një thirrje për profesionistët e shëndetësisë për të aplikuar, për t’u bërë auditues klinik dhe për të siguruar që protokollet mjekësore realizohen ashtu sikurse janë të miratuara dhe sigurisht me synimin e rritjes së cilësisë së shërbimit. Këtë thirrje publike ne do ta bëjmë gjithashtu edhe për Kosovën, për mjekët e Kosovës, pra shkon përtej kufijve duke ftuar edhe profesionistët në Kosovë, por gjithashtu edhe profesinistët në Tetovë të Maqedonisë së Veriut”, tha Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, në fjalën e tij e vuri theksin tek unifikimi i protokolleve të përbashkëta shëndetësore dhe që bashkëpunimi të jetë në shumë nivele.

“Bashkëpunimi mund të jetë në shumë nivele e një prej atyre është të kemi ligjet përkatëse përafrim ndaj BE, në fushën e Shëndetësisë; krijimin e qendrave ekselente klinike edhe shkencore, për të konkuruar për projekte të SHBA dhe BE bashkë; krijimi i një platforme të përbashkët për edukimin post-diplomik të mjekëve tanë. Edhe unë mendoj që na duhet një grup punues që mban dhe përcjell të gjithë këto pika”, tha Latifi.

Takimi mes dy delegacioneve të Ministrive të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës vjen në kuadër të implementimit të marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Të fundit

Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një...

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për...

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata...

Berisha premton të kthejë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se...

Festë, urime dhe…punë/ Pamjet ‘ndryshe’ që na vijnë për 8 Mars nga Tirana (FOTOT)

Përtej urimeve, dhuratave dhe festimeve, rrugët e Tiranës paraqesin edhe një pamje tjetër në 8 Mars. Ndonëse dita e tyre, gratë dhe vajzat, sikurse çdo...

Lajme të tjera

Web TV