Zbulohet shifra që kërkon Dua Lipa për të “kënaqur” fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të jesh një personazh VIP nuk është e lehtë. Shpesh do të duhet të përballesh me presion të shtuar mediatik, vështrime ndjekësish dhe paparazë që të gjurmojnë gjatë gjithë kohës. Mirëpo të qenurit VIP shoqërohet edhe me përfitime të mëdha, monetare dhe artisitike.

Media britanike “The Sun”, ka listuar një sërë VIP-ash që fitojnë para me prezencën e tyre, koncerte muzikore, autografe dhe evente private.
Në këtë listë është dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Sipas tabolidit britanik, Dua Lipa pas publikimit të albumit të fundit “Future Nostalgia”, u kërkon
fansave 1842 paund për një “paketë ekskluzive” me të.

Kjo paketë përfshin një ftesë për fansat në një festë përpara koncertit të Dua Lipës, mësime kërcimi nga një koreograf profesionist, një foto në grup me këngëtaren madje dhe një vallëzim me këngëtaren 26-vjeçare.
Në këtë listë janë të përfshirë dhe yje të futbollit si Wayne Rooney apo dhe Gary Neville. Rooney, sipas “The Sun” i tarifon fansat me 450 paund për një natë “speciale” me të.

Paketa e tij përfshin qëndrimin në një sallë hoteli me Rooney-n, një fanellë të Manchester United të firmosur nga vetë ai, një darkë, pije falas dhe një foto me yllin anglez.

Ndërsa Neville kërkon 150 paund për të gjithë fansat që duan të shkrepin një foto dhe një autograf me të, përpara se ai të japë një intervistë. Sa i përket yjeve të tjerë, përmendim Justin Bieber i cili merr 900 £, Arnold Schëarzenegger 745 £, Alicia Keys 628 £, Steps 375 £, Blue 349 £ etj.

Të fundit

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Lajme të tjera

Web TV