“Kërkonte para, pinte edhe drogë”/ Gruaja rrëfen dhunën e ushtruar nga bashkëshorti: Vjehrra i jepte pensionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës. Por pikërisht, teksa ai ishte duke i kërkuar para të ëmës dhe po i bërtiste, ka ndërhyrë e shoqja, e cila e nevrikosur nga sjellja e burrit i ka kërkuar atij mos ta prekë të moshuarën.

“Në një moment, ai erdhi përballë meje, i thashë largohu dhe po i përsërisja mos i bërtit vjehrrës sime, pra nënës së tij. Por ai u tjetërsua dhe veç po na qëllonte të dyjave”, thotë L.P., e dëshpëruar pas një viti dhunë.

Gruaja, sipas policisë numër 5, e cila citon detaje nga dosja për Gazetasi.al, përmend në denoncim, se durimi i saj mori fund kur pa që i shoqi po bëhej agresiv edhe me të ëmën e tij. Çifti ka tre fëmijë, sipas burimeve të policisë dhe më i madhi është në moshën 15 vjeç.

“Ai nuk di ç’të bëjë më, pati një periudhë që ai vetëm më rrihte mua, kishte probleme tek puna e tij dhe kthehej në shtëpi e më rrihte. Nuk i ndizte makina atij dhe kthehej më rrihte, për çdo gjë që nuk i ecte, mbushej me nerva dhe më rrihte”, – shton më tej l.

Ditën e fundit të dhunës për të, ajo u bë jo vetëm viktimë e sulmit të radhës, por edhe dëshmi e dhunës ndaj F., nëna e moshuar e bashkëshortit. Të dyja gratë e kishin mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën, kryesisht vjehrra, që sipas L., shumë herë i thoshte: “Duroje se 5 minuta janë nervat e tij“.

“Im shoq hyri në shtëpi, pyeti ku janë paratë. Ishte marrë tërë ditën me makinën. Nuk iu përgjigja, pasi nuk e kuptova çfarë parash kërkonte prej meje. U afrua dhe me goditi me shuplakë, si përherë u ngrita dhe dola jashtë që mos të humbja ekuilibrin dhe sepse sa herë më sulmonte kohët e fundit, dilja qëndroja jashtë sa qetësohej”.

Por dhuna nuk është mbyllur këtu. Nëna e tre fëmijëve ka dëgjuar të bërtitura. I shoqi është drejtuar nga nëna e tij, me të njëjtën kërkesë. Kërkonte para.

“E ëma i tha, ‘mirë, do t’i jap unë, ja të shoh ç’kam nga pensioni, veç na lër të qeta’, por ai bërtiste dhe ofendonte pa pushuar’. E qëlloi, se dëgjova të përplasura dhe hyra e kapa nga pas nga bluza”, – kujton denoncuesja në polici. Pasi e ka pyetur se ç’po bënte me të ëmën, ai është kthyer dhe e ka goditur me bërryl dhe në këtë çast, gruaja është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. “Nuk mbaj mend derisa ka ardhur policia, telefonatën duhet ta ketë kryer vjehrra“, – shprehet më tej në fashikull e reja.

Lexo edhe :  Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Policia i thotë Gazetasi.al se nga shenjat e përshkruara nga të dyja gratë, burri i dhunshëm përpos tempreramentit të tij të pakontrolluar, ka dyshime se mund të ketë varësi nga lëndët narkotike.

Kjo shpjegon kërkesat e tij për para. I rrezikshëm është përshkruar A.P., edhe nga e ëma, e cila tregon se ai është kthyer në një burim ankthi për të, të shoqen dhe tre fëmijët. E pyetur se çfarë pi i biri, e moshuara tregon: “Ai pi nga ajo që thithet me hundë, është bërë i padurueshëm, nuk e dimë çfarë do dhe si bëhet një moment, nuk është në momentin tjetër. Njëherë thotë dilni se dua qetësi, pastaj kërkon para, pastaj pyet ku jeni”, – përshkruan F., sipas burimeve të Gazetasi.al.

E moshuara e përshkruan djalin e saj si një njeri të mirë, që filloi të ndryshojë atëherë kur u vështirësua puna dhe burimi i të ardhurave. Ditën e fundit të sulmit, e moshuara tregon se kur i biri hyri në shtëpi, ajo mori kurajë dhe kur e dëgjoi që po i bërtiste nuses së tij, doli në mes të dhomës dhe e pyeti: “Çfarë ke? Pse po bërtet dhe të dëgjon lagjia? Im bir u përgjigj, nuk kam asgjë, as me ty, as me gruan dhe as me një. E kam me veten time”, – citon e moshuara F., të ketë thënë ai.

Por e moshuara, shton se një moment më vonë, ai u tjetërsua, u binte xhamave dhe sipas saj, ai po sillej si një i çmendur.

“Kur kërkoi paratë dhe po nxitoja t’i nxirrja, ai më qëlloi, pastaj erdhi nusja po e mbante, e qëlloi dhe atë. E pyeta pse u bëre kështu? Nuk e di nga i vjen kjo gjendje, ai është përkeqësuar, ai nuk është djali që kam lindur dhe kam rritur unë”, – këmbëngul e moshuara.

Policia bën me dije se ka arrestuar menjëherë 44-vjeçarin për dhunë në familje, ndërkohë që e ëma, shton në denoncimin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, “si nënë e tij kam merak dhe ju lutem shteti të më ndihmojë që ta çojmë diku në njërin nga spitalet e këtij shteti për ta kuruar, pasi ai nuk është sjellë ndonjëherë kaq agresiv sa këto kohë. Mendoj se shoqëria e tij i kanë bërë diçka të keqe”, – mbyll dëshminë 73-vjeçarja.

Të dyja gratë, janë pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, kurse kryefamiljari ka përfunduar në qeli. Sipas policisë, familja me 6 anëtarë mbahej nga pensioni i të moshuarës dhe nga puna si shofer i 44-vjeçarit, i cili ka thënë vetëm këtë fjali: “Nuk e di për çfarë e keni fjalën, nuk mbaj mend asgjë”./Gazeta SI

Të fundit

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Lajme të tjera

Web TV